E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondacioni “Via Egnatia” ndalet në Peqin

Fondacioni “Via Egnatia” i përbërë nga 35 turistë të vendeve të Europës dhe nga Amerika, kanë ndaluar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Peqinit. Anëtarët e ekspeditës do të bëjnë kërkime, e do të mbledhin materiale për një libër dhe film. 

PEQIN- Fondacioni i titulluar “Via Egnatia” i përbërë nga turistë të vendeve të Europës, por edhe nga Amerika, kanë ndaluar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Peqinit. Të përbërë nga 35 veta, anëtarët e këtij fondacioni të ardhur nga Hollanda, Greqia, Amerika, Rumania, Maqedonia, Bullgaria, etj, kanë ngritur çadrat pikërisht brenda kalasë së lashtë të këtij qyteti, ku është organizuar edhe një koncert me pjesëmarrjen e artistëve të Ansamblit të Qendrës Kulturore të qytetit të Peqinit.
Përfaqësues të fondacionit kanë vallëzuar bashkë me vallëtarët e qytetit këngë të ndryshme të shqipërisë së mesme. Në këtë udhëtim anëtarët e ekspeditës do të bëjnë kërkime, do të zhvillojnë intervista dhe do të mbledhin materiale për një libër dhe film rreth “Via Egnatia”. Grupi i përbërë nga 35 të huaj nga vende të ndryshme të Europës, por edhe Amerikës, do të drejtohen për në urën e vjetër që lidhte rrugën Egnatia pa hyrë në Librazhd, e më pas drejt Greqisë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›