E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rama te ndale presionet ndaj institucioneve te pavarura

Deklarata Selia blu vijon festen pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor qe legjitimoi KQZ-ne

Partia Demokratike e quajti dje nje ngjarje normale kontestimin e zgjedhjeve nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraji deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor i kontestuar nga Edi Rama eshte nje akt i cili eshte me se ligjor dhe ne perputhje me vullnetin e qytetareve.

E dime qe eshte e pamundur per Edi Ramen te pranoje nje rezultat ku ai ka humbur por rezultati eshte rezultat. Ne vitin 2009 ODIHR i ka terhequr verejtje Edi Rames per propagandim ne perpjekje qe te siguronte nje rezultat ne favor te tij jashte kornizes institucionale. shte e qarte se ai deshiron te beje te njejten gje edhe sot pavaresisht faktit se te gjithe e dine se keto ishin zgjedhjet me te sakta dhe me te drejta ne historine e Shqiperise paralelizoi zedhenesja e PD-se per rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane. Mustafaraj shtroi nje sere pyetjesh ne drejtim te Edi Rames duke kerkuar pergjigje pse ai nuk pranonte rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane. Mustafaraj ne emer te Partise Demokratike perseriti qendrimin se kjo parti do te pranonte cdo lloj vendimi qe vinte nga institucionet e drejtesise per sa i perket rezultatit te zgjedhjeve lokale per Bashkine e Tiranes. Nga ana tjeter PD dje vijoi festen per sa i perket vendimit te Kolegjit Zgjedhor per Tiranen. Ndonese ky vendim u mor dy dite me pare rreth ores 900 te mbremjes militantet e Partise Demokratike si edhe figura kryesore te partise u mblodhen ne seli per te festuar deri ne oret e para te mengjesit per vendimin e cili mban te palekundur rezultatin ne favor te Bashes te nxjerre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha deklaroi se ai ishte i lumtur qe Kolegji Zgjedhor kishte marre vendim te bazuar ne ligj dhe ne vullnetin e qytetareve. Ne lidhje me kete ceshtje ende nuk ka asnje deklarate nga Kryeministri Berisha i cili dje nuk ka preferuar te prononcohet per vendimin e fundit te Kolegjit Zgjedhor. Por duket qe ne daljen e tij publike pas ketij vendimi Berisha do ta konsideroje vendimin e Kolegjit si te duhurin dhe te bazuar mbi ligj dhe parimet kushtetuese per leximin e vullnetit te zgjedhesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›