Vonesa e KQZ-se 13 kryetare kerkojne mandatin ne gjykate

Nderkohe qe Kolegji Zgjedhor ende nuk ka perfunduar punet me garen per Bashkine e Tiranes nje pjese e kryetareve te komunave e te minibashkive kane marre mandatin nga Gjykata e Shkalles se Pare
Ne kohen kur prane Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit po vazhdon debati juridik per shpalljen fituesit te kreut te Bashkise se Tiranes nderkohe qe shqyrtohet dhe vonesa e marrjes se vendimit prej anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve KQZ-se ne shpalljen e rezultatit perfundimtar 13 kandidate fitues te shpallur nga Komisioni i Zones se Qeverisjes Vendore KZQV-se i jane drejtuar togave te zeza per te vertetuar mandatin e fituesit.
Nje gje e tille konfirmohet nga burimet zyrtare te Gjykates se Shkalles se Pare ne Tirane ku nga data 25 maj e deri me 3 qershor te ketij viti prane kesaj Gjykate jane depozituar 13 kerkesa per vertetim mandati per kryetar Bashkie Komune dhe njesie Bashkiake ne kryeqytet. Togave te zeza te Gjykates se Shkalles se Pare i jane drejtuar kandidatet e shpallur tashme fitues nga KZQV-te e ata jane fituesit e Njesise Bashkiake nr. 1 3 4 dhe 5 fituesit si kryetar te Bashkise se Vores e Kamzes si dhe fituesit e Komunave Kashar Farke Vaqarr Dajt Ndroq Krrabe dhe Shengjergj te qarkut te Tiranes. Nga 13 kerkesat e paraqitura gjyqtaret e Gjykates se Shkalles se Pare bazuar ne nenin 40 / 1 te Ligjit nr. 8652 date 31 korrik 2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore ka shpallur fitues pese prej tyre. Niveli i pare i gjykimit ka mandatuar kandidatet fitues te Bashkise se Vores Kamzes kandidatin fitues te Njesise Bashkiake nr. 4 ne Tirane dhe kryetaret e Komunes Vaqarr dhe Krrabe.
I pari qe ka paraqitur kerkese padine per shfuqizim / ndryshim akti administrativ me objekt vertetimin e vlefshmerise se mandatit ka qene kreu i Bashkise se Vores shtetasi Fiqiri Ismaili i cili ne zgjedhjet e 8 majit 2010 doli perseri fitues i mbeshtetur nga Partia Demokratike konkretisht Aleanca per Qytetarin. Kjo kerkese padi pas shqyrtimit ne nje seances gjyqesore u pranua nga gjyqtarja Enkelejda Metalija Softa duke e mandatar fituesin e zgjedhjeve te 8 majit z. Fiqiri Ismaili me vendim Gjykate si kryetar i Bashkise se Vores.
Po te njejten formule te kerkese padise drejtuar togave te zeza e ka ndjekur edhe fituesi i zgjedhjeve lokale ne Bashkine e Kamzes z.Xhelal Mziu nen siglen e koalicionit te djathte i cili tashme eshte mandatuar me vendim Gjykate. Po keshtu edhe kandidati fituesi i Aleances per Qytetarin per kryetar i minibashkise nr. 4 ne Tirane z.Hysen Gjura mandat i cili i eshte dhene me vendim Gjykate se bashku me fituesin e kandidatit te Levizjes Socialiste per Integrim ne Komunen e Krrabes z. Refik Velija. Pervec fituesve te djathte qe i jane drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare te cilet kane konfirmuar mandatin e fituar togave te zeza i eshte drejtuar edhe fituesi i koalicionit te majte te Aleances per te Ardhmen z. Gentian Myrtaj i cili doli fitues ne Komunen e Vaqarrit me mbi 1500 vota diference nga kandidati i djathte i cili pak dite me pare kreu vetevrasje.
Te gjithe ketyre fituesve qe tashme jane mandatar nga Gjykata i lind e drejta qe te fillojne pune prane Bashkive apo Komunave te fituara. Nga ana tjeter gjate diteve ne vazhdim pritet qe Gjykata e Shkalles se Pare te marre ne shqyrtim edhe 7 kerkesat e tjera te kandidateve te shpallur fitues me vendim te anetareve te KZQV-ve.
PADIA 1
Nr. i eshtjes 10578
Data e regjistrimit 25.05.2011
Paditesi Fiqiri Ismaili
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim / ndryshim akti administrativ
Objekti Vertetimi i mandatit per Kryetar Bashkie ne juridiksionin e Bashkise Vore
Gjyqtare Enkelejda Metaliaj Softa
Data e vendimit 29.05.2011
Mendimi Perfundimtar Pranuar
PADIA 2
Nr. i eshtjes 10718
Data e regjistrimit 30.05.2011
Paditesit Hysen Xhura
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti Vertetimi i vlefshmerise se mandatit per kryetar te Njesise Bashkiake nr.4 Tirane
Gjyqtari Agron Zhukri
Data e vendimit 31.05.2011
Mendimi Perfundimtar Pranuar
PADIA 3
Nr. i eshtjes 10722
Dt. e regjistrimit 31.05.2011
Paditesi Gentian Myrta
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti Vertetimin e mandatit te kryetarit te Komunes Vaqarr
Gjyqtari Agron Zhukri
Nr. i vendimit 4608
Data e vendimit 01.06.2011
Mendimi Perfundimtar Pranuar
PADIA 4
Nr. i eshtjes 10774
Data e regjistrimit 01.06.2011
Paditesi Refik Velija
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti Mbi vlefshmerine e mandatit te kryetarit te Komunes Krrabe Tirane
Gjyqtari Agron Zhukri
Nr. i vendimit 4649
Data e vendimit 02.06.2011
Mendimi Perfundimtar Pranuar
PADIA 5
Nr. i eshtjes 10775
Data e regjistrimit 01.06.2011
Paditesi Xhelal Mziu
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti Vertetim i vlefshmerise se mandatit per Kryetar te Bashkise Kamez Qarku Tirane
Gjyqtari Farije Budo
Nr. i vendimit 4698
Data e vendimit 02.06.2011
Mendimi Perfundimtar Pranuar
PADIA 6
Nr. i eshtjes 10723
Data e regjistrimit 31.05.2011
Paditesi Pellumb Curri
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrative
Objekti Vertetimin e mandatit te kryetarit te Komunes Ndroq
Gjyqtari Arjan Aliaj
PADIA 7
Nr. i eshtjes 10773
Data e regjistrimit 01.06.2011
Paditesi Fatbardh Plaku
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti Vertetimin e mandatit tim si kryetar i Komunes Farke bazuar ne vendimin nr.374 date 15.05.2011 te KZAZ 57
Gjyqtari Mimoza Kajo
PADIA 8
Nr. i eshtjes 10679
Data regjistrimit 27.05.2011
Paditesi Besnik Fucia
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti Vertetim i vlefshmerise se mandatit si kryetar i komunes Kashar z.Besnik Fucia
Gjyqtari Arjan Aliaj
PADIA 9
Nr. i eshtjes 10776
Data e regjistrimit 01.06.2011
Paditesi Jeta Seitaj
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti Vertetimin e mandatit te kryetarit te njesise bashkiake nr.5 shpallur me vendimin nr.43 date 21.05.2011 nga KZAZ nr.49 Qarku Tirane
Gjyqtari Arjan Aliaj
PADIA 10
Nr. i eshtjes 10806
Data e regjistrimit 02.06.2011
Paditesi Ilir Kokona
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti Vertetim mandati per kryetarin e Njesise Bashkiake nr.3
Gjyqtari Arjan Aliaj
PADIA 11
Nr. i eshtjes 10807
Data e regjistrimit 02.06.2011
Paditesi Kujtim Qefalia
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti Vertetimin e vlefshmerise se mandatit si kryetar i Komunes Dajt Qarku Tirane
Gjyqtari Anila Kristani
PADIA 12
Nr. i eshtjes 10808
Data e regjistrimit 02.06.2011
Paditesi Dritan Duka
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti Mbi vlefshmerine e mandatit te kryetarit te Komunes Shengjergj Tirane ne zgjedhjet e zhvilluara ne 8 maj 2011
Gjyqtari Artur Gaxhi
PADIA 13
Nr. i eshtjes 10877
Data e regjistrimit 03.06.2011
Paditesit Lindita Nikolla
Lloji i eshtjes Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti Vertetimi i mandatit te kryetarit te Njesise Bashkiake nr.1 Tirane ne zgjedhjet vendore te dates 08.05.2011
Gjyqtari Artur Gaxhi