Skenaret ligjore dhe politike te opozites
Edhe pse shpresat e opozites jane venitur se tepermi nga vendimi i se premtes nga Kolegji Zgjedhor socialistet do te vazhdojne betejen e tyre ligjore deri ne fund per ta vene Kolegjin Zgjedhor ne vendimin e fundit te tij para pergjegjesise qe te jete ai i cili do te duhet te shprehet ne menyre eksplicite se kush eshte fituesi i zgjedhjeve ne Tirane. Nje taktike qe juridikisht e ve ne siklet trupen zgjedhore por qe politikisht fuqizon kauzen e opozites e cila do te hartoje nje raport te plote mbi ate qe e quan manipulimin dhe deformimin e rezultatit te zgjedhjeve ne Tirane. Por cilat jane skenaret e kesaj loje e cila tashme po merr formen gjithnje e me te plote te kontestimit ndaj marrjes se Bashkise se Tiranes nga kandidati i PD-se Lulzim Basha.
Skenaret ligjorePartia Socialiste do te dergoje ne Kolegjin Zgjedhor edhe nje ankimim tjeter diten e neserme. Kjo ka te beje me kerkesen per tu shprehur trupa gjyqesore nese fletet e gjetura ne kutine e gabuar jane te pavlefshme apo jo. Sipas PS-se Kolegji me vendimin e se premtes i ka dhene te drejte Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne lidhje me vendimin e vleresimit te votave te gabuara por ne fakt nuk eshte shprehur direkt nese keto flete mund te quhen te vlefshme apo te pavlefshme. Por duke qene se Kolegji Zgjedhor e ka dhene nje vendim te tijin per kete ceshtje duket se perfundimi nuk do te jete optimist per opoziten. Me pas do te vazhdoje skenari me perdorimin e forces bllokuese ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per te miratuar si tabelen perfundimtare te Tiranes por edhe ne certifikimin e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve. Per keto vendime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te duhet te shprehet me te pakten 5 vota te anetareve te saj gje qe ky komision nuk i ka. Burime prane selise roze theksojne se kjo mundesi bllokuese do te perdoret duke justifikuar abuzimin e KQZ-se me votat e gabuara dhe shkeljen e procedurave. Nese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do ta miratoje dot tabelen dhe rezultatin perfundimtar atehere do te duhet qe kete ta vendose Kolegji Zgjedhor qe realisht kete trupe gjykuese e ve para nje prove te veshtire pasi do te duhet te shprehet nonimalisht per Bashen apo per Ramen. Si karte rezerve socialistet kane edhe dy padite e depozituar ne Prokurorine e Pergjithshme ndaj kreut te KQZ-se Arben Ristanit dhe 3 anetareve te tjere te propozuar nga mazhoranca. Megjithese mesohet se shpresa eshte e vaket per nje nisje te hetimeve opozita do ta perdore kete si karte ligjore te konsumimit te te gjitha rrugeve juridike.
Skenaret politikePas konsumimit te rruges ligjore PS-ja dhe partite e tjera te opozites do te ndermarrin rruget politike per zgjidhjen e asaj qe do ta quajne krize e dyte te krijuar nga zgjedhjet. Me dy vendime paralele ate te Asamblese se PS-se dhe tryezes se krereve te Aleances per te Ardhmen opozita do te formuloje nje pakete per daljen e vendit nga kriza me disa oferta te qarta politike te cilat ende nuk jane formuluar megjithese ne vija te trasha kane thirrjen e zgjedhjeve parlamentare te parakohshme dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor duke perfshire edhe nje sere kushtesh te tjera strikte per rikompozimin e KQZ-se etj. Koha qe pritet te kerkohen zgjedhjet e parakohshme jane para zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes qe duhet te behet ne korrikun e vitit te ardhshem. Kushtet opozita do ti kerkoje ne kuadrin e nje pakete drejtuar kreut te shtetit dhe jo mazhorances duke faktorizuar Presidentin e Republikes. Argumenti do te jete ne sherbim te paqes sociale ne vend. Vetem nese nuk do te pranohet kjo pakete apo nuk do te kete sukses negocimi atehere opozita do te shpalle mosnjohjen e qeverise parlamentit dhe do te nise nje stine te re protestash dhe mosbindjeje qytetare te cilat Rama ne deklaraten e djeshme i cilesoi si te pashembullta.