E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama t`i lejojë deputetët e opozitës të votojnë ligjet

Pas deklaratave të lidershipit të Partisë Socialiste Edi Rama, se PS do të paraqitet me një axhendë specifike në Kuvend duke bërë që opozita të mos u ikë përgjegjësive të saj, vjen edhe reagimi i PD. Sipas zëdhënëses Albana Mustafaraj, Ramës i mungojnë argumentat për të penguar deputetët e PS të votojnë ligjet e Kuvendit.

“Ligjet kanë mbi 2 vjet që nuk votohen. Shqiptarët e dinë se bllokimi i amendamenteve që rekomandohen nga OSBE bëhet me qëllimin e vetëm për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Mustafaraj.

Në emër të PD-së ajo ftoi liderin e opozitës të lejojë deputetët e PS të votojnë ligjet.

“Rama të mos vazhdojë bllokimin e parlamentit,t`i lejojë deputetët të votojnë ligjet”, përfundoi Mustafaraj .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›