Sekui: Programi i PS-së, vlerë që i shtohet realitetit politik

Etore Skui
Ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sekui me anë të një deklarate për mediat, u kërkoi politikanëve shqiptarë që të mendojnë përtej interesave të ngushta politike e të nxitojnë për integrimin.
Sekui përdori një proverbë shqiptare për të përsëritur kërkesën e tij për dialog politik mes partive. E shikoni kollaren time. Figurat në të janë krahë që fluturojnë. Për këtë dua të kujtoj një proverbë interesant shqiptar që thotë: Ku ka zemër ka edhe krahë, u shpreh Sekui.
Ambasadori nuk ka anashkaluar dhe opinionin e tij në lidhej me programin e PS-së. E kam lexuar programin. Mendoje se është një vlerë që i shtohet realitetit politik në Shqipëri , tha Sekui.