E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparencë me anë të dixhitalizimit

Ai ishte i pranishëm në konferencën e organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Elektronic South Europe (SEE), ku ka prezantuar arritjet e Shqipërisë në procesin e dixhitalizimit. 

 “Për qeverinë time një nga objektivat më madhorë dhe ambiciozë dhe të vështirë është Shqipëria në moshën dixhitale. Në një hark kohor të shkurtër vendi ja doli të jetë në mesataren Evropiane të treguesit të EES. Është mbi 30% nuk është sa vendet e BE që është 63%. Shqipëria renditet në vendet më të pakta për shkallën e lartë të penetrimit të telefonisë celulare. Shqipëria është vendi i vetëm në rajon me katër kompani celulare. Ka dhënë 2 licenca për 3G dhe ka gati 2 të tjera dhe parashikon që 2012 gati të avancojë me licensën 4 G”, tha Berisha ndër të tjera.

Sipas tij, Shqipëria ka nisur të dhjetërafishojë fluksin e internetit dhe ajo synon që në një kohë të shkurtër të furnizojë internet me bandë super të gjerë në të gjithë vendin.

Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria ka 10 fishuar fluksin e internetit. Sipas tij, "në në kohë të shkurtër po punohet që të mund të furnizojë internet me bandë super të gjerë në të gjithë vendin".

Buxheti i vitit të ardhshëm, i cili është planifikuar në kushte jo aq të favorshme evropiane dhe botërore, sërish ka përcaktuar një nga tre drejtimet themelore të tij, mbështetjen e Shqipërisë dixhitale, tha Berisha, i cili bëri të ditur se "janë 125 projekte që do zhvillohen gjatë viti të ardhshëm".

"Synojmë që gjatë vitit të ardhshëm të kapim një kthesë të re vendimtare në Shqipërinë dixhitale. Mbyllim këtë vit duke u renditur të dytët në botë, sipas raportit të Forumit të Komitet Global për gatishmërinë e rrjetit. Ambicien tonë ne e kemi të kapim një nga nivelet më të larta", tha Berisha.

"Jemi vendi i 100 % i prokurimeve elektronike. Këtë gjë e kemi realizuar që në vitin 2009. Po avancojmë për të kompletuar në këtë sistem të gjitha blerjet e vogla. Jemi vendi me “One Stop Shop” për  regjistrimin e bizneseve dhe dhënien e lejeve. Panelet universitare pak vite më parë ishin panele korrupsioni, ndërsa sot janë panele me zero korrupsion falë dixhitalizimit të sistemit universitar. Gjenda civile, taksat , doganat, sistemi i  patentave jane elektronike. Po punojmë edhe në shumë projekte të tjera, që do bëhen realitet gjatë vitit 2012", tha Berisha. /Start/

                                                                                             2011-11-07 10:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›