PD: Rama tmerrohet nga Prefekti i ri; Tirana jo më çiflig
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha gjatë një konference për shtyp, se “Edi Rama, ky humbës i madh, që ka frikë nga ligji se e dhunon çdo ditë atë, tmerrohet nga emërimi i prefektit të ri të Tiranës, juristit Keltis Kruja, njërit prej drejtuesve kryesorë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këto 12 vitet e fundit.”
"Rama dhe ndonjë tjetër si ai, që e konsiderojnë Tiranën si çiflig të aferave të tyre të pista për të grabitur pronat e qytetarëve, për t'i dhënë dy firmave të veta 70 % të lejeve të ndërtimit e që po ndërton edhe qytezën me Delijorgjin, e tmerron çdo ide që synon zbatimin dhe forcimin e ligjit dhe shtetit ligjor në territorin e prefekturës së Tiranës", theksoi Mëhilli.