Shqiperi-Kroaci se shpejti marreveshje per ekstradimet

Ministri Nishani ka marre pjese ne nje takim te zhvilluar ne Maqedoni ne konferencen e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes per arritjet ne luften kunder korrupsionit. Gjate vizites ne Maqedoni ministri Nishani ka pasur takime te vecanta me ministrin e Drejtesise se Maqedonise z. Manevski dhe ate te Kroacise z. Bosnjakovic. Me homologun e Kroacise u ra dakord per nenshkrimin e nje marreveshjeje ne fushen e ekstradimeve. Burime zyrtare nga Ministria e Drejtesise bejne te ditur se ministri i Drejtesise z. Bujar Nishani mori pjese dy dite me pare ne konferencen me teme Lufta kunder korrupsionit komente integruese per aktivitetet kombetare dhe nderkombetare zhvilluar ne Oher - Maqedoni. Ky takim mbahet ne kuader te kryesise maqedonase te Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes. Gjate fjales se tij ne kete konference ministri Nishani prezantoi pervojen e Shqiperise ne lidhje me masat e marra per parandalimin e fenomenit te korrupsionit si dhe funksionimin e institucioneve shqiptare ne penalizmin e subjekteve te perfshira ne korrupsion. Ministri Nishani gjate prezantimit te tij u ndal ne ngritjen dhe funksionimin e Qendres Kombetare te Regjistrimit QKR dhe Qendres Kombetare te Licencimit QKL dhe reformen rregullatore te tyre ne modelin e Shqiperise ne implementimin 100 te prokurimeve ne rruge elektronike si masa te rendesishme per parandalimin e veprimeve korruptive nga administrate publike. Nje prezantim i vecante iu be funksionimit te ligjit Antimafia si nje instrument i rendesishem ne goditjen e aseteve financiare dhe ekonomike te grupeve kriminale. Ministri i Drejtesise zoti Bujar Nishani pati takime te vecanta me ministrin e Drejtesise se Kroacise zotin Drazen Bosnjakovic dhe ministrin e Drejtesise se Maqedonise zotin Mihajlo Manevski me te cilet u diskutuan ceshtje me interes te perbashket ne fushen e zbatimit te drejtesise. Nga takimi qe pati me ministrin e Drejtesise se Kroacise zotin Drazen Bosnjakovic u ra dakord per nenshkrimin e nje marreveshjeje ne fushen e ekstradimeve. Konferenca perfundoi me nje deklarate te perbashket per angazhimin e te gjitha paleve per nje bashkepunim rajonal ne kuader te rekomandimeve te GRECO-s dhe Keshillit te Evropes.