"Deputetet, 20% s'kane dijeni per hapat drejt BE"
Jo pak por 20% e deputeteve te Kuvendit, nuk jane ne dijeni per hapat e Shqiperise drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Keshtu rezulton nga perfundimi i projektit SMEI i Ministrise se Integrimit me Komisionin Evropian. Sipas sondazhit te realizuar, 20% e deputeteve nuk kishin njohuri per procesin e integrimit. Sipas ministres Majlinda Bregu, keta persona nuk duhet te jene pjese e Parlamentit te ardhshem. "Ndermjet politikaneve do te kete me shume pergjegjesi, per te kuptuar procesin e integrimit te Shqiperise, si nje proces i cili kerkon vullnet dhe kontribut te te gjithe aktoreve dhe sigurisht jo vetem te qeverisjes, e cila eshte aktori kryesor", u shpreh Bregu.