E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: S'plotësojmë kërkesa antiligjore. Alibeaj: Mos pezullohet djegia e fletëve

Maxhoranca është e gatshme të negociojë për kërkesat e socialistëve për amendimin e Kodit Zgjedhor, por jo të plotësojë dhe kërkesat antiligjore të Ramës. Një e tillë sipas deputetit Enkelejd Alibeaj do të ishte dhe amendimi i atij neni të kodit që pezullon djegien e fletëve të votimit pas hapjes së kutive të materialeve zgjedhore.

• PS: Sërish protesta po dështuan bisedimet

"Ne qofte se PS ka një peng me të shkuarën, kryetari i saj ka një peng me të shkuarën, duke i treguar të vetëve vertetë ai një kauzë e con deri në fund, sepse kjo është cështje që deri në këtë farë mase ka degraduar. Unë besoj që teka të tilla nuk duhet të plotësohen, do të respektohet Kushtetuta, ligji, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kodi zgjedhor dhe ai nen, dhe brenda kësaj hapësire ligjore zoti Rama të gjej mundësitë e veta për të kamufluar humbjen e vet në këtë proces negocimi", tha Enleked Alibeaj, deputet i PD.

Dhe në rast se realizohet një ndërhyrje e tillë në kod, mbetet ende në pikëpyetje nëse do ketë fuqi prapavepruese për zgjedhjet e 2009-s. Ndërkohë në ofertë e përhershme e maxhorancës është komisioni hetimor parlamentar, i cili mund të ngrihet dhe në një format të ri.

"Nëse PS tashmë mendon se me anë të komisionit hetimor mund të bëhet transparencë, kjo është e sigurtë, të ngrihet komisioni hetimor. Ligji aktual, jo ai që donin të ndryshonin ata, ua jep të drejtën dhe një deputeti të vetëm, ai ka të gjitha mundësitë të bëj transparencë të gjerë, të gjatë, të thellë dhe cfarëdolloj dimensioni", tha Alibeaj.

Ndërsa përsa i përket një rikthimi të mundshëm dhe aktiv të socialistëve Parlament, komenti i deputetit demokrat është ky: "Përfundimisht një sjellje politike prej kacaku e zotit Rama më në fund u thye dhe ajo".

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e diel , 23 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›