Alibeaj: Interpretimi për kutitë në Venecia e Kushtetuese
TIRANE- Ndërsa opozita kërkon hetim të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit cka nënkupton hapjen e kutive të fletëve të votimit mazhoranca qëndron e kapur fort pas asaj që ajo e quan respektim të Kushtetutës. Për deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj hapja e kutive të fletëve të votimit duhet të shkojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe në Komisionin e Venecias ndërsa thotë se hetimi do të shërbejë për përmirësimin e kodit zgjedhor.
Deri tani është arritur ajo cka mazhoranca e ka thënë që në krye të herës, hapja e kutive të materialeve zgjedhore, shqyrtimi dhe kqyrja e tyre. Unë besoj se zgjidhja do të jetë ajo cfarë është thënë, kalimi nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias”, - u shpreh Alibeaj.
Përsa i përket një rikthimi të mundshëm të opozitës në parlament Alibeaj shprehet se me këtë veprim merr fund politika kacake e Edi Ramës.“Ajo cka u arrit deri tani ishte që përfundimisht një sjellje politike prej kacaku e zotit Rama të thyhet”, theksoi Alibeaj.
(m.a/News24/BalkanWeb)