E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Beqja: Përkeqësohet situata ekonomike

Partia Socialiste shpreh shqetësimin e situatës ekonomike në vend. Sipas selisë rozë, të ardhurat për qytetarët janë më të pakta se një vit më parë, e gjendja me kalimin e kohës vazhdon të përkeqësohet, për shkak të keq-qeverisjes së vendit.

"Individët kanë shtrënguar rripin, biznesi i vogël e familjar vuan, korporatat fitojnë më pak dhe investojnë më pak në makineri e pajisje, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se ekonomia do të jetë më keq se një vit më parë. Kjo është Shqipëria nën qeverisjen e Sali Berishës në 4 muajt e parë të vitit 2010. Mrekullia ekonomike e Sali Berishës, jo vetëm është demaskuar si gënjeshtra e radhës, por, ç’ka është edhe më e rëndë, kjo gënjeshtër prej 6 muajsh po rëndon çdo ditë e më shumë në kurrizin e familjeve shqiptare. Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur e manipuluar shifra, ekonomia nuk është propagandë, por realitet, që na prek të gjithëve. Lajmi i keq për të gjithë ne nuk është fakti se Saliu mban të fshehur gjendjen reale të ekonomisë se vendit, por fakti se 2010 ka nisur më keq se 2009, dhe se situata vazhdon të përkeqësohet muaj pas muaji", deklaroi në konferencë për shtyp, Ilir Beqja, deputet i PS.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›