Shtohen kontrollet e higjenës, gjoba ndaj shkelësve të rregullave
Në prag të sezonit të verës, specialistët e higjenës kanë intensifikuar kontrollet në subjektet që tregëtojnë mallra ushqimore për konsumatorët. Në vecanti thonë specialistët po kontrollohen ato subjekte që tregëtojnë akullore, ëmbëlsira, por edhe ato që shesin produkte bulmeti. Këto kontrolle janë shtrirë pothuajse në të gjitha tregjet e Tiranës, të cilat sipas specialistëve, ende nuk janë në parametrat e duhur higjeno-sanitare, për tregtimin e mallrave ushqimore.
"Ku përfshihen produktet e akullores, e pasticerisë, që kanë konsumim të madh në këtë stinë, dhe uji i amballazhuar dhe produktet e tjera të bulmetit apo mishit etj. Pra, në këtë periudhë intensifikohet puna e Inspektoriatit Sanitar Shtetëror për ndjekjen e këtyre problemeve. Kemi një përmirësim të tregjeve në përgjithësi, po nuk mund të them që është ajo që duhet të jetë. Sepse ka problematika për faktin se këto tregje, shumica e tyre janë të pamiratuara nga Inspektoriati Sanitar Shtetëror, dhe mënyra e tregtimit në to bëhet në ato kushte që të gjithë i dimë", thotë Lumturie, Hysenllari, shefe e sigurisë ushqimore, për rajonin e Tiranës.
Ndër masat e marra nga Inspektoriati sanitar në rast të konstatimit të mos zbatimit të rregullave higjeno-sanitare, kanë qenë gjobat ndaj subjekteve deri në pezullimin e aktivitetit. "Ka marr disa masa me gjobë, që mund të them deri tani janë vendosur 35 gjoba, për të metat e konstatuara në drejtim të higjenës. Në përgjithësi janë subjekte të vogla", vijon Hysenllari. Një vit më parë, thonë specialistët, përvec gjobave është marr dhe masë ekstreme ajo e mbylljes së tregjeve në Tiranë, një prej të cilëve është pezullimi i aktivitetit tek tregu i gjësë së gjallë në kryeqytet.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi