E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni rritet niveli i radioaktivitetit. Mbyllen kater reaktore

Japonia do të nxjerrë jashtë funksionimit katër nga gjashtë reaktorët e centralit bërthamor të Fukushimës, pasi përpjekjet për stabilizimin e tyre nuk kanë arritur rezultat. Për dy reaktorët e mbetur do të merret mendimi i popullsisë lokale nëse duhet të vazhdojnë të punojnë për prodhimin e energjisë elektrike.

Tokyo Electric Povver (Tepco) e ka bërë njoftimin tre javë pasi nuk mundi të vërë nën kontroll reaktorët 1, 2, 3 dhe 4.

Nivele të rrezikshme të radioaktivitetit janë diktuar në zonën përreth centralit me kuotat më të larta në ujin e detit. Ndotja detare për specialistët përbën provën më të fortë se ujë me radioaktivitet të lartë është duke rrjedhur në det e që do të thotë se diku në reaktor ndodhet një çarje e kores bërthamore.

Ekspertët japonezë po marrin në konsideratë edhe mbulimin e ndërtesave që mbajnë reaktorët në Fukushima me një material special që do të ndalonte përhapjen e substancave radioaktive. Lajmin e njoftoi kryesekretari i kabinetit japonez, Jukijo Edano.

Qeveria gjithashtu ka kërkuar masa të reja të sigurisë bërthamore dhe po përgatitet për një plan mbështetës për furnizimin me energji kur reaktorët të mbyllen përfundimisht.

Perandori i Japonisë, ndërkohë ka vizituar një nga strehat e përkohshme në Tokio ku jetojnë të evakuuarit e tërmetit dhe cunamit të 11 marsit. Më shumë se 11 mijë njerëz është bilanci më i fundit i viktimave të tragjedisë.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›