PD: Të lirohet nga detyra anëtari i LSI në KQZ, PS: Veprimi antiligjor, keni qëllime politike
TIRANE - Komisioni i Ligjeve nisi diskutimet në lidhje me lirimin ose jo nga detyra të anëtarit të propozuar nga LSI-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas daljes së Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qeveria.
Televizioni "News 24" ka zbardhur kërkesën zyrtare të PD-së për shkarkimin e anëtarit të propozuar nga LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesa e firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Pazoti, i drejtohet kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, të cilës i kërkohet të nisin pa vonesë procedurat e zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho, më qëllim respektimin e baraspeshimit politik në komision.
PD-ja kërkon shkarkimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përfaqësuesit të LSI-së, pasi tashmë sipas saj, është mbyllur kontrata politike me PD-në. Nga ana e saj, vetë KQZ-ja ende nuk ka një vendim zyrtar për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së me atë të PR-së, e cila dje dorëzoi kërkesën e saj pranë këtij institucioni.
Partia Republikane dorëzoi dje në Komisionin Qendror Zgjedhor, kërkesën për të pasur të drejtën e një anëtari. Nisur nga rezultati i 2009-ës, PR rezulton të jetë partia e dytë për nga rëndësia në kampin e djathtë pas asaj demokratike. Në një kohë që LSI-ja rikonfirmohet e dyta edhe në opozitë, duke ruajtur komisionerin e saj në administrimin zgjedhor, jashtë loje del PBDNJ-ja, e cila renditet në vend të tretë. Pavarësisht aleancave të mundshme që mund të bëjë kreu i kësaj force, vendet në administratën zgjedhore janë zënë.
PD: S’KA BALANCË NË KQZ, PS: VEPRIMI ANTILIGJOR
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate dhe replika të forta pas kërkesës së PD-së për lirimin ose jo nga detyra të anëtarit të propozuar nga LSI-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas daljes së Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qeveria.
Deputeti i PD-së Genci Strazimiri paraqiti kërkesën e mazhorancës para anëtarëve të komisionit me argumentin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka balancë pas largimit të LSI nga koalicioni me PD.
Si replikë deputeti Fatmir Xhafaj e quajti veprimin antiligjor dhe goditje të rëndë për standardet demokratike. Sipas, Xhafaj veprimi i mazhorancës ka qëllime politike dhe aspak juridike.
Deputeti Pandeli Majko nga ana e tij tha se me kërkesën e saj PD pretendon se po parandalon manipulimin e zgjedhjeve, por sipas tij me një veprim të tillë, Ilirjan Muhos i ndërpritet mandati dhe nuk lirohet nga detyra sic parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor.
Damian Gjiknuri akuzoi kryeministrin e vendit Sali Berisha duke e etiketuar si ‘Hitler’. Sipas Xhiknurit Kuvendi po kthehet në ‘xhelat’, duke shtuar se pavarësisht kërkesës së PD-së, cdo vendim që do të marrë KQZ nuk ndikon në zgjedhje, pasi sipas tij do i fitojë PS.
Ligjvënësi demokrat Fatos Hoxha u shpreh i befasuar nga sjelljet e deputeteve të PS duke thënë se “është e paparashikueshme, formula e ngjalës që Rama po kërkon të zbatojë.
Daputeti Saimir Tahiri (PS) u shpreh se përderisa policia rreh njerëzit atëherë nuk duhet pyetur as për parime dhe për ligj.
Deputeti i LSI-së, Nasip Naço tha se kërkesa e mazhorancës është e paligjshme pasi në të kërkohet lirim dhe jo shkarkimi i Ilirjan Muhos. Naço vlerësoi se LSI ka qenë dinjitoze gjatë koalicionit me PD dhe ka zbatuar marrëveshjen. Deputeti i LSI deklaroi se PD nuk ka arsye ligjore që të heqë anëtarin e LSI-së nga KQZ duke thekuar se në ndryshimi mes partisë ku ai bën pjesë dhe PD është se LSI respekton ligjin.
Si replikë, deputeti Enkeleid Alibeaj tha se mandati është i mazhorancës dhe jo i LSI.
RAMA: PREKJA E KQZ-se ME DHUNE ANTIKUSHTETUESE
Kryetari i PS-së Edi Rama e cilëson si antikushtetuese ndërhyrjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Rama thekson se “prekja e KQZ me dhune antikushtetuese tregon se ç'regjim do shporrim në 23 qershor e çfarë paniku e ka mbërthyer Saliun në vetminë e madhe!”.
“Asgjë se shpëton pushtetin e partisë familjare të Saliut, prekja e KQZ rrënon ende më shumë institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit!”,- përfundon Rama.
MANJANI: KËRKESA E PD CËNON ZGJEDHJET
Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani ka komentuar sot pretendimet e PR për të pasur të drejtën e një anëtari, pas daljes së LSI-së nga koaliconi me PD, pasi është forca e dytë më e madhe në koalicionin mazhoritar dhe deklaratat e PD-së se anëtari i LSI-së në KQZ duhet të dorëhiqet. Sipas tij, zgjedhja e cdo anëtari është bërë konform Kodit Zgjedhor dhe politika nuk mund të ndërhyjë për të ndryshuar anëtarët.
“PR nuk kërkon anëtarë të KQZ. KQZ është ndërtuar mbi bazën e kodit zgjedhor konsensual, partitë nuk kanë punë me axhendën dhe anëtarët e KQZ që mbrohen me ligj, ata emërohen dhe shkarkohen nëse nuk kryejnë detyrën. Është cështje juridike, politika nuk ka punë. KQZ është standardi nr.1 i lirisë në procesin e zgjedhjeve”, tha ai.
Cdo ndërhyrje, sqaroi Manjani cënon standardet e procesit të zgjedhjeve. “Tendenca për ta ndryshuar përbërjen e tij është një standard për të cenuar procesin e zgjedhjeve”.
(Lajmi vijon...)
(er.nu/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Manjani: Anëtarët e KQZ, politika s’mund të ndërhyjë në formatim, cënon zgjedhjet PD, Doda: Të dorëhiqet anëtari i LSI-së në KQZ. PS: E pamundur