E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plas lufta për KQZ-në. PD-ja kërkon anëtarin e LSI-së, opozita revoltohet

kqzTiranë- Largimi i LSI-së nga qeveria solli edhe përplasjet e para në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Partia Demokratike i kërkoi sot Komisionit të Ligjeve të zëvendësojë në KQZ- anëtarin e LSI-s, Ilirjan Muho.

Kërkesa është bërë nga kreu i grupit parlamentar Astit Patozi, i cili shprehet se pas largimit të LSI-së janë prishur balancat në KQZ. Pas kësaj kërkese Komisioni i Ligjeve është mbledhur në orën 14:30 dhe ka nisur dikutimin.

PD-ja argumenton në kërkesë se partia më e madhe e qeverisë dhe partia më e madhe e opozitës zgjedhin nga dy anëtarë, ndërsa partitë e dyta më të mëdha zgjedhin nga një anëtar. Largimi i LSI-së, sipas PD-së, ka prishur këtë rregull.

LSI: Po preket KQZ-ne, keni prekur zgjedhjet

Kjo gjë është komentuar edhe nga nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani i cili ka thënë se zgjedhja e çdo anëtari është bërë duke respektuar Kodin Zgjedhor dhe politika nuk mund të ndërhyjë që të ndryshojë anëtarët çdo ndërhyrje cënon standardet e procesit të zgjedhjeve.

Partia Republikane dhe Partia Demokratike kanë një papajtueshmëri në atë që kërkojnë. PR nuk kërkon anëtar të KQZ-së sepse ka pranuar, të paktën në qëndrimet e derisotme zyrtare, standardin që KQZ-ja nuk ka punë me partitë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndërtuar mbi bazën e një Kodi Zgjedhor konsensual dhe si i tillë partitë politike nuk kanë asnjë punë me axhendën e këtij institucioni, aq më pak me anëtarët e tij të cilët mbrohen me ligj. Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë emëruar në bazë të Kodit Zgjedhor dhe shkarkohen për arsye të ndryshme që janë në nenin 18 të këtij kodi dhe tregohet se si shkarkohen dhe kur shkarkohen. Pra është një çështje tërësisht institucionale dhe juridike dhe nuk ka punë fare politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Politikisht mund tju them që Komisioni Qendror të Zgjedhjeve është standardi numër një i garancisë së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kështu që tendenca për të politizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe aq më keq tendenca për ta ndryshuar përbërjen e këtij institucioni është pa diskutim një standard i cenuar i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky është një koment që vjen në mënyrë të natyrshme sepse Komisioni Qendror të Zgjedhjeve funksionon mbi bazën e Kodit Zgjedhor konsensual dhe si i tillë partitë politike duhet vetëm të zbatojnë këtë kod. Do të ketë kohë për debate politike kur të ndërtohen komisionet e nivelit të dytë dhe më poshtë dhe aty do të shikohet se si do të jenë konfiguracionet politike. Tashmë e kemi një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që janë ndërtuar komisionet e nivelit të dytë. Pra është miratuar formula politike në në qoftë se do të ketë debat mund të ketë për këtë nivel dhe jo për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sepse ky është një standard ligjor, standard kushtetues, standard i gjithë pranuar dhe kush e prek atë do të ketë probleme me zgjedhjet e lira, të ndershme dhe demokratike në këtë vend,- ka thënë Manjani

Nënkryetari i LSI-së ka deklaruar se mbështet paketën e propozuar nga Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Manjani ju ka bërë thirrje dhe partive të tjera që të votojnë pro kësaj pakete.

Rama në Twitter: Prekja e KQZ-së rrënon më shumë institucionin

Ndërkohë ka reaguar edhe kreu i socialistëve Edi Rama përmes rrjetit social Twitter duke thënë: “Prekja e KQZ me dhune antikushtetuese tregon se c’regjim do shporrim ne 23 qershor e cfare paniku e ka mberthyer Saliun ne vetmine e madhe! Asgje s’e shpeton pushtetin e partise familjare te Saliut, prekja e KQZ rrenon ende me shume institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit!”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›