Panairi botëror i verës, Shqipëria sukses gjatë degustimit (FOTO/VIDEO)
Verona- Shqipëria është prezantuar në panairin më të rëndësishëm botëror të verës, Vinitaly, që po mbahet këto ditë në Verona me një degustim të nivelit më të lartë të prodhuar në vend.
Së bashku me gjashtë vendet e tjera fqinje, Kosova, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, janë paraqitur përpara 70 specialistëve, personaliteteve të sektorit enologjik dhe per gazetarët verëra të cilësisë shumë të lartë që po njihen gjithnjë e më shumë edhe në nivel ndërkombëtar.
Shqipëria u përfaqësua nga një verë ‘Kallmet’ e prodhuar nga Kantina ‘Arbëri’, ndërsa Kosova me nje verë ‘Vranac’ të prodhuar nga kantina Stone Kastle.

Ky aktivitet është nismë e Roberto Rabacchino, drejtues i Federatës italiane të someliereve dhe Andrea Lo Iacono i LVIA, një OJQ që vepron prej kohësh në Shqipëri.
Somelierja shqiptare me banim në Torino Daniela Meçaj, e cila drejtoi të gjithë shërbimin e degustimit, thotë se aktiviteti pati sukses shumë të madh e kjo tregon interesin e specialistëve për produktet cilësore ballkanike.
Gjithashtu u prezantua edhe enciklopedia e vererave dhe e vreshtarise e hartuar nga Profesor Andrea Shundi.
Media vendase e pasqyaruan këtë takim, që mund të cilësohet, bashkim i popujve përmes verës.