E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Tentativat per te njollosur zgjedhjet do deshtojne

Vijojnë deklaratat nga kampet politike rreth situatës së fundit të krijuar në KZA-në numër 49 në kryeqytet.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj deklaroi se humbja e kontrollit dhe presionet janë tipare të atyre personave që humbin logjikën dhe këto sjellje jo vetëm që nuk e ndihmojnë procesin e numërimit, por vetëm e tensionojnë atë.

"Numërimi në KZAZ-në numër 49 ka vazhduar normalisht dhe ju njoftoj se gjatë ditës së sotme janë numëruar 6 kuti dhe në proces janë edhe dy kuti të tjera. Cdo votë do të lexohet dhe projektimi në cdo tavolinë numërimi i siguron këtij procesi saktësi", tha Mustafaraj.

Sipas saj, cdo tentativë e Ramës apo e Braces për t'i njollosur zgjedhjet do të dështojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›