Bogdani: Rama po tenton të prishë procesin e numërimit

Deputeti Gerti Bogdani, tha se Partia Demokratike e vendosur që procesi i numërimit të vazhdojë deri në fund.
"Çdo votë do të numërohet dhe çdo zë duhet të dëgjohet, por tani që kanë mbetur pa numëruar vetëm 14 kuti dhe gara mbetet e ngushtë, në pritje për rezultatin, Edi Rama dhe zëdhënësit e tij po i tregojnë mbarë botës anën e tyre më të keqe", tha Bogdani.
Ai shtoi se Rama po tenton të prishë procesin përmes presionit e kërcënimit ndaj numëruesve, komisionerëve e vëzhguesve, duke hedhur akuza të pabaza. "Sot sytë e qindra vëzhguesve janë fokusuar në Shqipëri. Reputacioni i vendit dhe e ardhmja e tij varen nga ajo qe ata do te shikojnë e dëgjojnë në orët në vazhdim. Suksesi i demokracisë në një garë kaq të ngushte provon para gjithë botës kredencialet e vendit tonë", deklaroi Bogdani./S.Ll/Start/
2011-05-13 14:17