Wollfarth vëzhgon Njësinë 5: Të kemi rezultat preciz

Ai u shpreh për mediat se do të ishte mirë që numërimi të vazhdonte pa u ndërprerë, por siç theksoi me rëndësi është numërimi i çdo vote që të “kemi një rezultat preciz dhe të gjithë duhet të angazhohen për këtë”.
Ai shtoi se dita e votimit në përgjithësi ishte një ditë e mirë dhe e qetë, teksa ka shtuar se i tillë duket edhe procesi i numërimit.
“Dita e votimit në vetvete ishte e mirë, ndërsa për sa i përket numërimit do të ishte mirë që procesi të ishte më i shpejtë. Por siç e thashë, duhet që çdo votë të numërohet të kemi një rezultat preciz”, shtoi ai për mediat.
“Pjesa më e madhe e numërimit ka mbaruar dhe do të jetë interesante të shohim se kur ky proces do të mbyllet. Në fakt, kushtet e punës janë më të mira tani meqë është ditë. Numëruesit po bëjnë një punë të mirë dhe dua t’i përgëzoj. Shpresojmë shumë për të gjithë që procesi të mbyllet sot. Të gjithë e duan këtë”, vijoi ai.
Më tej, Wollfarth tha se shpresonte që rezultati të pranohej nga të gjitha palët, nëse gjithçka ka shkuar sipas ligjit. /S.Ll/Start/
2011-05-13 09:45