E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiptarët na mbështetën në rang kombëtar

Kryeministri Berisha premtoi se votëbesimi i qytetarëve do të konvertohet nga Qeveria në projekte për të përmirësuar mirëqenien e tyre.

“Në votim ka pasur dhe një fletë politike, votim tërësisht politik, pasi ka pasur siglat e partive. Qytetarët me votën politike i besuan kësaj maxhorance”, theksoi z. Berisha, duke shtuar se partitë e koalicionit qeverisës udhëheqin me gjashtë për qind më shumë në këtë votim politik.

Ai pretendon se votëbesimi politik për Qeverinë përbën një garanci për fitoren e maxhorancës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2013.

Ndërkohë, sa i përket rezultatit të Tiranës, kryeministri Sali Berisha u shpreh se është në pritje të përfundimit të procesit të numërimit. /Start/

                                                                                             2011-05-13 11:35
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›