PD: Uleni pragun
Partia e Drejtësisë ka vlerësuar iniciativën për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve dhe ka kërkuar që në kuadër të këtyre ndryshimeve të ruhet parimi i territorit të Kosovës si një njësi zgjedhore dhe të zbatohet ulja e pragut zgjedhor në 3%.
“Konsiderojmë se është e domosdoshme që të mundësohet kyçja në procesin e punës parlamentare edhe të potencialeve politike nga partitë që për hir të ruajtjes së identitetit të tyre politik nuk janë bërë pjesë e bashkimeve më të mëdha politike dhe që përfaqësojnë së paku 3% të trupit zgjedhor”, ka deklaruar të enjten, në një konferencë për media kryetari i PD’së, Ferid Agani.