E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porosia serbe për Afrikën

Serbia u apeloi shteteve afrikane që ta mbështesin përpjekjen e saj për të bllokuar njohjen diplomatike të Kosovës.

“Kam ardhur sot këtu që t’ju ftoj t’i mbani parimet tuaja të rezervuara për çështjen e Kosovës”, tha ministri i Jashtëm, Vuk Jeremic, në hapje të samitit vjetor të Unionit Afrikan në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba.

Jeremic u tha liderëve afrikanë se pavarësia e Kosovës do të përbënte “kërcënim serioz” për kontinentin e tyre me aq shumë grupe rebele dhe luftëra civile.

“Imagjinoni sa shtete të këtij kontinenti të madh do të prekeshin nga legjitimimi i ndarjes së detyrueshme”, tha ministri serb.

“Kufijtë e çdo shteti multietnik do të kërcënoheshin, duke prodhuar jostabilitet në të gjitha pjesët e Afrikës”, shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›