E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Vizat me SHBA, i heqim brenda 4 vjetësh Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, riperseriti dje nga Elbasani gjate prezantimit te kandidateve te Partise Demokratike per deputet ne kete qark, se ne kater vitet e ardhshme, qeveria e tij do te beje gjithcka per liberalizim te vizave me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Madje nuk harroi te replikoje edhe me kritiket e shumte te opozites ndaj ketij premtimi te bere publik dy dite me pare. “Bashke firmosem MSA, anetaresimin ne NATO, liberalizimin e vizave dhe merituam statusin. Bashke do te firmosim me realizimin e reformave te shumta edhe liberalizimin e vizave me mikun e shqiptareve, Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne do te plotesojme cdo kerkese per ta merituar. Levizja e lire eshte nje enderr qe do te realizohet ne kater vitet qe vijne”, - u shpreh kreu i qeverise, Sali Berisha. Sipas tij, ata qe kundershtojne dhe tregojne refuzimet, duhet te flasim per refuzimet qe u jane bere atyre. “Ata qe ju tregojne refuzimet, u them kontrolloni pak grupin parlamentar, sa te refuzuar keni per viza ne ate vend. Ne do te bejme cdo reforme, perpjekje, motiv te arrijme nje vendim qe do te gezoje cdo shqiptar”, - theksoi Kryeministri. Sipas tij, opozita i perdori tre ligjet e integrimit per te shkelmuar aspiratat, interesin dhe idealin e cdo shqiptari. “Ndaj ju ftoj qe se bashku ne 23 qershor, do te firmosim per integrimin, jo vetem per statusin por edhe per hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Bashke do te firmosim me reforma per liberalizimin e vizave me SHBA-ne. Alternativa tjeter, eshte alternativa e akuzave, mohimeve dhe mashtrimeve. Motoja e atyre eshte “c’me duhet mua se cfare them une”. Edi Rama nuk e ka te rastit qendrimin e tij ndaj integrimit. Si ka mundesi, ky zoteri eshte i vetmi ne Evrope qe bllokon vendin e tij?”, - vijoi akuzat Kryeministri, duke kerkuar votat per nje mandat te trete ne Elbasan. Sipas tij, nuk ka krim me te madh se sa bllokimi per heqjen e vizave, nje kombi qe 25% te djemve dhe vajzave i ka ne emigracion. Kryeministri premtoi se do te beje gjithcka qe ne kater vitet e ardhshme, te hapen 250 mije vende te reja pune, do te permiresoje ekonomine dhe thithe me shume investime te huaja. “Ne ju garantojme se do te heqim cdo takse mbi makineri apo mjet tjeter qe duhet per prodhim. Renditemi te 18-tet per terheqje te investimeve te huaja, me paketen e re, ju garantoj se do arrijme ne vendet e para te Evropes dhe te planetit. Ne 4 vitet qe vijne, Shqiperia do te marre 6 miliarde investime”, - nenvizoi Kryeministri. Ai permendi se ne keto kater vitet e fundit, vetem ne Elbasan, qeveria ka financuar mbi 5000 projekte dhe hapi qindra vende pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›