E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libani së shpejti do të njohë Kosovën

Zv-ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme, Edit’h Harxhi, gjatë takimeve që pati me zyrtarë të lartë të Libanit, kërkoi njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, si një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Pala libaneze tregoi mirëkuptim për çështjen e njohjes së Kosovës duke shpresuar që së shpejti edhe Libani do t'i bashkohet shteteve që e kanë njohur atë, thuhet në një njoftim të MPJSH.

Znj. Harxhi edhe gjatë vizitës në Damask gjithashtu i parashtroi palës siriane domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke përmendur faktin se janë tashmë 63 shtete të botës që e kanë njohur atë dhe dy organizata të mëdha ndërkombëtare, mes të cilave 11 janë vende anëtare të Konferencës Islamike.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›