Aksidentohet rëndë gjatë punës në Port punëtori
DURRES-Një punonjës i Portit të Durrësit është plagosur aksidentalisht gjatë punës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 në port kur punonjësi i identifikuar si Ibrahim H. ishte duke shkarkuar ngarkesën e një anije në kalatë.
Sipas policisë 60-vjecari ka rënë nga një lartësi prej 6 metrash, gjë që i ka shkaktuar plagë të rënda në trup.
Menjëherë ai është dërguar në spital, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Sipas tyre 60-vjecari është në gjendje të rëndë shëndetësore per shkak te demtimeve qe ka pesuar, ndërkohë që vazhdojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.
(d.b/BalkanWeb)