Kosova feston dyvjetorin e pavarësisë
Gjatë kësaj seance, para deputetëve të vendit dhe mysafirëve të ftuar do të mbajnë fjalën e rastit: kryeparlametari Jakup Krasniqi, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Komuna e Prishtinës gjithashtu me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës ka përgatitur një varg aktivitetesh.
Mes të tjerash spikat ndeshja miqësore e futbollit Kosovë – Shqipëri që do të luhet në ora 14:00 në Stadiumin e qytetit.
Programi qendror festiv fillon në orën 20:00, në skenën e vendosur para Hotel “Iliria”, ku do të defilojnë solistë dhe grupet të ndryshme të muzikës popullore dhe argëtuese.
Programe të ngjashme kulturore, artistike e sportive janë planifikuar të mbahen dhe në qytete të tjera të Kosovës.