PD akuza Rames Montove videon per te inkriminuar Berishen

Halimi Nga videoja origjinale u prene 33 sekonda. Rama perdori videon si hanxhar politik ndaj Kryeministrit
Partia Demokratike akuzoi dje kryetarin e PS-se Edi Rama per montimin e video-pergjimit me qellim inkriminimin e Kryeministrit te vendit. Deputeti demokrat Eduard Halimi e quajti Ramen nje rrahes te grave nje prind qe i ka mohuar kafshaten femijes se tij dhe qe ka derguar ne psikiatri ish-gruan e vet. Pas gjithe ketyre Rama sipas Halimit eshte i afte te beje gjithcka por shqiptaret nuk kane per ta besuar e as nuk do te bien ne kurthin e tij. Per z. Halimi videoja origjinale nga e cila ishin prere 33 sekonda tregoi qarte mashtrimin e bere dhe montazhin e porositur nga Rama. Deputeti i PD-se e akuzoi me tej kryesocialistin Edi Rama si strumbullari i korrupsionit ne vend i cili me videon e montuar kerkoi te akuzonte e me pas te rrezonte Kryeministrin Sali Berisha me qellimin e vetem qe te marre pushtetin. Halimi risolli ne vemendje Edvin Kristaq Rama u paraqit dy here ne dritaren e partise se tij me fytyre te nxire sterre i tmerruar nga aferat kriminale qe i dalin cdo dite dhe u deklaroi shqiptareve se videoja qe i kishte dorezuar njeriu qe pak muaj me pare e akuzoi se e ka gjetur ne zyre disa here duke marre droge te kushtueshme 3 mije euro dhe lakuriq ne oborrin e tij nuk eshte e montuar. Deputeti i PD-se tha Ne psikologjine e tij Edvini i Kicos se Bllokut mendon se njerezit nuk kane sy dhe nuk e pane se ai kishte prere 33 sekonda te videos se regjistruar dhe konkretisht nga minuta 13.29.43 ne minuten 13.30.03 vetem e vetem qe te mund te akuzonte Kryeministrin e vendit. Sipas Halimit me kete akt te shemtuar Edvin Kristaq Rama deshmoi se njelloj si i ati qe firmoste ekzekutimet dhe varjen e kundershtareve te tij politike me te njejtin pasion edhe ky eshte i afte te ndermarre cdo montim e trillimi per te luftuar kundershtaret e tij sic beri ndaj Kryeministrit. Deputeti Halimi denoncoi perpjekjet e Rames per te mashtruar popullin duke mbrojtur cakallin qe zbatoi urdhrin e tij per videon te cilen Rama e shperfytyroi nga mjet informimi ne hanxhar politik. Halimi theksoi se me kete akt te shemtuar Edi Rama deshmoi se eshte i afte te ndermarre cdo montim e trillim per te luftuar kundershtaret e tij sic beri ndaj Kryeministrit Berisha me videon ne fjale. Kultivar i fundit i bunkerit te Bllokut harron se videon qe te serveri njeri qe pak muaj me pare do te akuzonte per drogaxhi dhe qe te kishte gjetur lakuriq ne oborrin e tij te shtepise ne Peze e kishte ne dore kundershtari yt politik Sali Berisha dhe ta serviri ty si ushqim i sigurt se me moralin e cimkes nuk do beje gje tjeter vecse falsifikimin dhe manipulimin si montazhier mjeran i pashprese qe je - tha Halimi. Ai shtoi me tej Ky montator dhe falsifikator mendon se shqiptaret i besojne atij se nuk eshte ai qe bojkotoi parlamentin e qe ndermori greva urie dhe protesta e qe shperndau letra nga te kater anet per te bllokuar vizat dhe levizjen e lire te qytetareve por shqiptaret sot levizin te lire ne mbare Evropen. Deputeti i PD-se vuri ne dukje se video-pergjimi Meta-Prifti ishte nje mashtrim i kurdisur me mjeshteri nga kryetari i PS-se Edi Rama. Reagimi i PD-se erdhi si pergjigje te akuzave te deputeteve te PS-se Eduart Shalsi dhe Ermonela Felaj. Deputeti demokrat i kujtoi Rames skandalet me te atin ish-bashkeshorten grate e tjera dhe lakuriqesine ne ambientet publike.
Pinjoll i Bllokut kujton se shqiptaret do te besojne kur u thua se nuk ke dale vete lakuriq ne plazhet publike dhe nuk ke nxjerre bashkeshorten nudo ne to porse per nje akt te tille jane pergjegjes kundershtaret e tu. Kujton se shqiptaret do te te besojne kur u thua se nuk eshte ai qe sipas dosjes gjyqesore te publikuar ne shtyp nga keshilltari i tij aktual kryesor ka paditur te atin si baba te femijes se tij dhe qe nuk ka pranuar te beje analizen per te faktuar akuzen monstruoze por se te gjitha keto jane shpifje dhe trillime te kundershtarit te tij. Ai kujton se shqiptaret do ti besojne atij kur ai u deklaron se nuk ka qene ai qe ka rrahur shtazerisht bashkeshorten ne lokalet publike qe i ka mohuar per 10 vjet kafshaten e gojes femijes se tij dhe ka mbyllur ne spital psikiatrik nenen e djalit te tij - u shpreh z. Eduard Halimi. Ai perfundoi duke thene se ky montator dhe falsifikator mendon se shqiptaret i besojne atij se nuk eshte ai qe bojkotoi Parlamentin e qe ndermori greva urie dhe protesta e qe shperndau letra nga te kater anet per te bllokuar vizat dhe levizjen e lire te qytetareve por shqiptaret sot levizin te lire ne mbare Evropen.
PAD mbeshtet ndryshimet Koalicioni nuk cenohet
Ne krah te Levizjes Socialiste per Integrim eshte vene dhe Partia Aleanca Demokratike e Neritan Cekes pjese e koalicionit qeverises. Ne reagimin politik nga selia e kesaj partie kryetari i PAD-se z. Ceka pershendeti dje futjen e figurave te reja te Nasip Nacos si minister i Ekonomise dhe Vangjel Tavos si nenkryetar i Parlamentit.
Dy figura me integritet dhe pervoje politike. Mbeshtet edhe Kryeministrin qe pranoi keto ndryshime dhe ne forcimin e metejshem te koalicionit qe ka si element teresor LSI-ne si nje force politike ekuilibruese e qendres se majte dhe eshte e sigurt se ky koalicion do ta coje vendin ne zgjedhjet e 2013-s.
Montimi PD Rama qendrim amoral ndaj medias
PD-ja denoncoi qendrimin e kryetarit te opozites Edi Rama se me regjistrimin dhe montimin e nje videoje te tille ka kryer nje qendrim amoral ndaj mediave dhe fjales se lire me qellimin e vetem per te akuzuar Kryeministri Sali Berisha. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj beri te ditur PD-ja pas denoncimit qe Kryeministri Sali Berisha i beri atij manipulimi vlereson transmetimin qe ky kanal televiziv i beri videos se manipuluar duke nxjerre ne pah dhe para te gjithe shqiptareve fytyren e profesionin e vetem te Edvin Rames si manipulator qe nuk ndalet para asgjeje per te trilluar e falsifikuar per kundershtarin e tij. Me tej znj. Mustafaraj sqaroi se per televizionin qe transmetoi pamjet e videos te shkurtuara nuk do te kete asnje proces gjyqesor.
Partia Demokratike ben me dije se ne rast se transmetimi i pjeseve te keputura te videos eshte bere nga ndrojtja se mund te perballen me ndonje proces gjyqesor i garanton se cdo gje qe ata do te japin e transmetojne sdo te kete kurre proces gjyqesor nga administrata e qeverise Berisha. Ne kete kontekst PD i beri thirrje televizionit Top Channel te transmetoje te plote te gjithe videon per tu dhene mundesi shqiptareve te shohin me syte e tyre manipulime te tjera qe ekzistojne ne pjesen e videos te shfaqur diten e pare.
Sikunder u bejme thirrje atyre qe nuk duan te perdoren ne Top Channel si hanxhar politik te zotit 20 per qind ti kerkojne cakallit te Edvin Rames te lejoje transmetimin e te gjithe videos. Aty do te gjeni se kreu i kupoles mafioze qe drejton Partine Socialiste sot ne urrejtjen e tij patologjike ndaj kundershtarit te tij politik i ka lejuar vetes te nderroje emrat dhe gjinite e njerezve vetem e vetem per te akuzuar Kryeministrin e vendit - perfundoi zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj.