E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama një larvë blloku, manipuloi videon Meta-Prifti

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i mëshoi sot akuzave ndaj kreut të Partisë Socialiste duke e akuzuar se ka manipuluar videon e regjistrimit Meta-Prifti.

“Jam sot këtu për ti deklaruar Edvin Kristaq Ramës, bllokmenit çimkë apo, zotit 20 % se manipulimi i videos nga ti, për të akuzuar kryeministrin e vendit përbën një vepër të rëndë kriminale në ligjet e çdo vendi të lirë. Por, një akt të tillë mund ta kryejë vetëm një bllokmen çimkë si ti, që ndan, me babain biologjik e shpirtëror ekzekutimin, varjen, manipulimet e falsifikimet për kundërshtarët politikë”, theksoi Alibeaj.
 

“Këto nuk janë manipulime, por janë të gjitha dokumente të dosjes gjyqësore të botuar në shtyp nga miqtë e tu më të afërt. Manipulimin dhe falsifikimin e dokumenteve mund ta bëj vetëm një larvë blloku si ti, që i lejon vetes të shfrytëzojë lirinë për tu zhveshur lakuriq në plazhet publike të botës, duke mundësuar që të tjerët të thonë, ja ministrat lakuriq të shqiptarëve. Falsifikimin e videos, një akt të tillë amoral, mund ta bëje vetëm një bllokmen si ti, që si bashkëshort nxjerr lakuriq bashkëshorten në plazhet e botës, ndryn në çmendi nënën e djalit të tij, rreh shtazërisht bashkëshorten e radhës në lokalet publike”, nënvizoi Alibeaj.

Ai theksoi gjithashtu duke e cilësuar videon si një vepër kriminale theksoi se manipulimin e video  mund ta bëj vetëm një bllokmen siç është Edi Rama, që në dosjet e prokurorisë shqiptare dhe vendeve përreth, ke të faktuar se me Aldo Baren ndan tenderat dhe drogën, se të tjerë të kanë akuzuar për vrasje dhe marrje të sasive të drogës, e se me klanin Gina e klane të tjera ke ndarë krime monstruoze, drogën, pronat, shtretërit, lejet e ndërtimit, dhe tenderat.
 

“Një akt të tillë mund ta bëj vetëm një bllokmen çimkë si ti, që urren gjer në vdekje qytetarët shqiptar, sepse je i vetmi politikan në Evropë që ke bërë çdo gjë: bojkote, valle kutish e greva orgjish, për të penguar lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Një akt të tillë të ulët mund ta bëj vetëm një bllokmen çimkë si ti, që për çdo leje ndërtimi pret 20 % gjoba, e faktuar kjo me kontrata të botuara në të gjitha mediat shqiptare”, u shpreh Alibeaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›