Kreu i KQZ-së Ristani kërkon zëvendësimin e Subashit

Mazhoranca dhe opozita pritet të përfshihen në një tjetër debat mjaft të fortë i cili sërish ka të bëjë me institucionin e komisionit qëndror të zgjedhjeve.
Pavarësisht faktit se kjo forcë politike përmes kreut të saj Edi Rama ka paralajmëruar bojkotin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pas vendimeve që ky i fundit mori për diegien e fletëve të votimit, vjen edhe një tjetër reagim po nga ky institucon.
Kreu i KQZ-së Arben Ristani i ka dërguar një letër parlamentit ku i kërkon të zëvendësojë nënkryetarin e këtij institucioni pasi sipas tij zonjës Dëshira Subashi i mbaron mandati. Kreu i KQZ-së e ka mbështetur këtë kërkesë në ligjin për sigurimet shoqërore në republikën e Shqipërisë i cili parashikon moshën e daljes në pensione 60 vjeç për femrat.
Në muajin shkurt zonja Subashi mbush 60 vjeç e për këtë arsye duhet të dalë ne pension sipas kësaj shkresë dhe përpara parlamentit lind nevoja për ndryshimin e saj. Por zonja Subashi thotë se është në dijeni të kësaj letre por ajo e shikon tërësisht të pavend.
Sipas saj, në këtë letër Ristani i referohet nenit 18.b dhe 19 të kodit zgjedhor por sipas saj kodi zgjedhor nuk përcakton moshë për anëtarët e tij por në nenin 17 përcakton se paga e privilegjet e anëtarit të KQZ-ja janë të njëjta me pagën e privilegjet e gjyqtarit të gjykatës së lartë të cilët dalin në pension në moshën 65 vjeç. Kjo mesa duket është debati më i fundit mes mazhorancës dhe opozitës për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.