PD akuza Rames ne kohen kur drejtonte Bashkine e Tiranes

Nëpërmjet një deklarate për shtyp PD ka vënë në dukje politikën që ka ndjekur Kryetari i Partisë Socialite Edi Rama në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Duke e paralelizuar me angazhimin që ka treguar kryeministri Berisha për tokën e mjedisit, zyra e shtypit të PD ka deklaruar se Edi Rama i tregëtoi lejet e ndërtimit për përfitime politike duke zhdukur dhe ato terrene sportive që ishin në kryeqytet.
“Ai dha “Leje Klientele” për të ndërtuar gradaçela në oborret dhe ambjentet sportive të shkollave.
Z. Rama i ka futur buldozerin ambjenteve sportive në shkolla për perfitime personale politike .
Por akoma më keq, Z. Rama ka vënë si zëdhënës të tij për sportin Fidel Ylli-in që u bë miliarder pikërisht nga lejet e ndërtimit dhe pallatet e ndërtuar në terrenet sportive të shkollave dhe lagjeve të Tiranës.
Gjatë qeverisjes së Bashkisë së Tiranës nga Z. Rama terrenet sportive u zhdukën njera pas tjetrës. Nga 104 që ishin në Tiranë, mbetën vetëm 6 të tilla. Dhe nuk përfundon këtu.
Në çdo rast që Z. Rama ka pasur për të zgjeruar ambjentet sportive për rininë, Z. Rama i ka detyruar deputetët e tij për të votuar kundër.
Z. Rama i detyroi deputetet nën hyqmin personal të votonin kundër financimit për zhvillimin e federatave sportive.
Z. Rama i detyroi të votonin kundër ndërtimit dhe rikonstruksionit të 20 komplekseve sportive.
Sërisht Z. Rama i detyroi deputetet të votonin kundër financimit të ambjenteve atletike, fushave sportive dhe ndërtesave sportive.
Z. Rama nuk lejon asgjë, ai nuk pyet as për shëndetin dhe arritjet e rinisë shqiptare, sepse beson se ato do të jenë pengesë në luftën e tij për karrige.
Z. Rama ish sportist i dështuar politik mund të bllokojë, bojkotojë dhe të bëjë pazar me të ardhmen e të rinjve, por Partia Demokratike ka ndërmarrë veprime konkrete për ti dhënë akses të rinjve në trajnimet dhe shërbimet cilësore sportive’- deklaroi Vorpsi.