Rama ne Shkoder Jozefina do ju thote se rrah grate PD seshte Vllaznia
Kapitulli i programit të PS-së për gruan ishte kryefjala e aktivitetit të zhvilluar nga Partia Socialiste sot në Shkodër. Kryetari Rama u angazhua për të rritur në 50% përfaqësimin e grave në këshillat bashkiakë dhe komunalë. Ndërsa nuk la pa u tallur me kë e akuzon si dhunues të grave.
Në teatrin Migjeni të Shkodrës, as 24 orë më parë kishte firmosur marrëveshjen me Metën. Por Edi Rama u rikthye për të prezantuar programin e Partisë Socialiste për gratë. Dhe nisi me autoironi.
Ashtu sic kishte bërë edhe më parë, nuk harroi pa përmendur gjyshen shkodrane. Dhe njëkohësisht iu përgjigj përmes batutave kujt e akuzon si dhunues të grave.
Rama kundërakuzoi rivalin Berisha për përdorim të dhunës verbale që nuk kursen as familjarët e tij.
Në fund, lideri socialist i lëshoi një apel elektoratit të djathtë që prej 22 vjetësh voton për Partinë Demokratike.
Rama u angazhua të rrisë përfaqësimin e grave në administratën publike, duke e cuar atë në 50 % përsa i përket anëtarëve të këshillave