PD amandament të ri për shkarkimin e Muhos, hiqet fjala barazpeshim politik
Përballë një presioni të shtuar të ndërkombëtarëve dhe argumentave të cunguar ligjor, mazhoranca qeverisëse bën lëvizjen e fundit për sharkimin e anëtarit të LSI në KQZ, Ilirjan Muho.
Kështu mazhoranca heq dorë nga amendamenti për balancimin politik të KQZ, duke paraqitur në seancë një amendament të ri për çështjen e shkarkimit të anëtarit të KQZ, duke kërkuar shkarkimin e Ilirian Muhos për shkeljen e tij si prokuror.
Në kërkesën për shkarkim thuhet se Muho është emëruar në shkelje të nenit 12 gërma ë e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, ai është shkarkuar nga funksioni Prokurorit me dekret të Presidentit të aso kohe Alfred Moisiu më 12 mars 2003, duke i fshehur Kuvendit gjatë procedurës së emërimit deklarimin e fakteve që pengonin emërimin në detyrë të anëtarit të KQZ, thuhet në amendament, i cili mban firmën e 33 deputetëve demokratë.