E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me studentët: Do mbështesim të rinjtë në punësim

Gazeta Shqip

berisha me fermereGjatë një bisede më studentë kryeministri Sali Berisha ka premtuar vijimin e reformave që do t’u vinë në ndihmë të rinjve, siç ishin ato për punësimin dhe ndihmën në biznese.

“Në një hark kohor të shkurtër kemi bërë të mundur që të rinjtë të testojnë veten për të shndërruar në realitet ëndrrën e tyre universitare. Shoqëria dhe shteti duhet ti japë shansin të riut për të provuar dijen dhe intelektin e tij, kjo është arritur, është vendosu sistem i drejtë dhe i ndershëm i pranimeve, është bërë përpjekje për mbështetje të ekselencave”, theksoi kryeministri.

Një tjetër premtim i kryeministrit ishte dhe rritja e fondit të ekselencës.

“Fondi i ekselencës që kemi ne është mbi 1 mln dollarë, për të gjithë studentët shqiptarë kudo që janë, këtë vit e kanë përfituar edhe studentë nga Kosova. Ne më shumë duhet ta promovojmë, duhet të gjejmë një formë tjetër që të afishohet përmes faqeve zyrtare në universitete që studentët të njihen shumë më mirë me këtë përparësitë që ka ky fond. Jemi të vendosur edhe të rrisim këtë fond, kundrejt një kontrate që ai të punojë disa vite në vendin e tij”, u shpreh Berisha.

15 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Berisha me studentët: Do mbështesim të rinjtë në punësim burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›