Meta-mazhorancës: Po i vini kazmën standardit të zgjedhjeve, reflektoni
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka ftuar mazhorancën qeverisëse të reflektojë dhe të mos vendosë në mënyrë të njëanshme lidhur me zëvendësimin e anëtarit të saj në KQZ. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, në seancën maratonë të tij, Meta theksoi se është në lojë fati i vendit dhe jo i një njëriu dhe cdo vendim i njëanshëm do ti vinte kazmën standardit të zgjedhjeve.
Ju keni të drejtë të mblidhni komisionin dhe të mërrni cdo iniciativë ligjore. Por ju e keni ndërmarrë këtë akt si një akt force, të dhunshëm, antiligjor.Nëse ju mendoni se do ndikoni në rezultatin e zgjedhjeve përmes këtij akti, ju them se do të reflektohet krej e kundërta. Ju po i vini sot kazmën standartit të zgjedhjeve dhe këtë do ta vuajë vendi. Ju ftoj të reflektoni, ftoni dhe ekspertët për të zgjidhur cdo gjë që sipas jush bie në kundërshtim me kodin, por kurrsesi në mënyrë të njëashme. Bëhet fjalë për fatin e vendit, jo të një njeriu tha Meta.
vijon……..