E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD ankimim ne KQZ Te rivleresohen votat e kontestuara

Manovra

Teksa Partia Socialiste eshte angazhuar ne nje beteje ligjore per te rrezuar vendimin 709 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve apo ndryshe praktiken e rivleresimit te fleteve te gjetura ne kutite e gabuara Partia Demokratike ndermerr nje manover te veten. Keshtu ne date 26 maj prane KQZ-se ajo ka paraqitur nje kerkese ankimore me ane te se ciles kundershton vendimin 711 te KQZ-se apo ndryshe tabelen permbledhese te rezultateve per Bashkine e Tiranes sipas se ciles Lulzim Basha eshte fitues me 81 vota ndaj kandidatit socialist Edi Rama. shte pjesa arsyetuese e kerkeses ajo qe ne fakt zbulon edhe arsyet e ketij veprimi te PD-se qe ne nje fare menyre e zhvlereson nga pikepamja politike iniciativen e PS-se. Me vendimin nr. 8 date 22 korrik 2009 te Kolegjit Zgjedhor kuptimi i fjaleve vota te caktuara eshte...kategoria e votave te kontestuara ajo per te cilen subjekte zgjedhore mund te paraqesin pretendime para autoritetit me te larte administrativ ne rruge hierarkike KQZ dhe me tej para gjykates... - citon PD-ja nje akt te meparshem te Kolegjit. Duke e marre kete perkufizim si norme referuese dhe perfshirese edhe per ato vota qe u rivleresuan ne KQZ per procesin zgjedhor te 8 majit demokratet ne vijim kane vleresuar si te pershtatshem zgjerimin e praktikes se ndjekur me nje vleresim te plote per te gjithe kryeqytetin. Aktualisht ne vleresojme se ne kete faze eshte me vend dhe me rendesi per ti shtuar legjitimitetin dhe besimin e duhur publik procesit zgjedhor ne Tirane qe edhe keto vota te kontestuara dhe te identifikuara per kandidate te Bashkise Tirane te merren vleresohen rinumerohen dhe reflektohen ne rezultatin per kryetarin e Bashkise Tirane - thuhet ne kerkesen ankimore te PD-se qe merr si reference ligjore nenet 124 136 dhe 138 te Kodit Zgjedhor. Kerkesa shoqerohet me nje tabele te qendrave te votimit ku sipas informacioneve te PD-se ka flete votimit te kontestuara te cilat arrijne ne nje numer prej 398 te tilla. Me interes eshte edhe parashtrimi qe PD-ja i ben vleresimit qe i duhet bere fleteve te votimit te kontestuara per shkak se jane se bashku me kunder-flete. Edhe ne kete rast PD-ja kerkon nje gjykim nisur nga premisa e te drejtes se zgjedhesit per te shprehur vullnetin e cila sipas saj nuk mund ti nenrenditet problemeve menaxhuese te procesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›