E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, dakord me PLL e PBK per koalicion

PD dhe PLL kane rene dakord dje, per te zyrtarizuar ne ditet e ardhshme koalicionin mes dy partive si dhe per bashkeqeverisje pas fitores se zgjedhjeve te 28 qershorit. Sekretari i Pergjithshem, Bode dhe nenkryetari i PD, Patozi, ne takimin me kreun e PLL, Spahia, kane perpiluar edhe piketat e ketij bashkepunimi. Gjithcka pritet qe te zyrtarizohet gjate diteve te ardhshme. PD ka nenshkruar deri tani marreveshje me nje sere partish te spektrit te se djathtes dhe qendres, duke arritur te konkretizoje koalicionin me te madh paraelektoral. Ky koalicion eshte konsideruar si koalicioni i fitores. "Me marreveshjen e arritur dje mes PD dhe PLL, pushon se funksionuari edhe e ashtuquajtura LZHK", thuhet ne njoftim. Te njejten marreveshje do te nenshkruaje dhe kryetari i PBK, Adriatik Alimadhi, i cili do te jete pjese e qeverisjes se djathte, nese fitohet nje mandat i ri .


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›