E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD do ndërtojë rrugën e Arbrit, opozitën e ka zënë mjerimi

25-05-2013 / Gazeta 55

Shefi i Ekzekutivit inauguron fillimin e punimeve në rrugën e fshatit Trenë, në Dibër

Kryeministri Berisha përuroi dje në Dibër, fillimin e punimeve në rrugën e fshatit Trenë, komuna Melan. Rruga, me gjatësi 1.5 kilometër dhe një investim me vlerë  21.4 milion lekë, bashkëfinancim i Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA)  dhe të komunës në masën 5 – 10 përqind, lidh fshatrat Trenë dhe Melan edhe u vjen në ndihmë 470 banorëve të këtij fshati. Investimet e Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA) në Dibër janë: kanalet vaditës Guri i Bardhë - Shkallë dhe te fshatit Katund; asfaltimi i rrugën Cerruje- Kukalin – Plezhe; rehabilitimi i rrugëve në fshatrat Bala dhe Radovesh, si dhe lidhja e kontratës për të filluar rrugët e fshatrave Mali, Lezajve, Muzhak e Fankth. Në këtë ceremoni përshëndeti edhe një banorë e fshatit Trenë, zonja Meri, e cila shprehu falënderimet e saj dhe të të gjithë banorëve për ndërtimin e kësaj rruge, një investim qe i ndihmon ata për të transportuar më lehtë të mirat e tyre bujqësore dhe blegtorale. “Dua të shpreh falënderime për qeverinë dhe në veçanti për Kryeministrin Berisha, për këtë investim që na ndihmon ne jo vetëm t’i transportojmë lehtësisht të mirat tona bujqësore dhe blegtorale, por pse jo, tani mund të quhemi edhe një lagje e qytetit”, tha ajo. Kryeministri Berisha u shpreh, gjithashtu, se ndërtimi i kësaj rruge, së bashku me furnizimin me ujë, me shkollat dhe me rrjetin për energjinë elektrike e shndërron fshatin Tren në një lagje të qytetit, për sa i përket infrastrukturës. Më tej, kryeministri Berisha renditi disa nga investimet e bëra në këtë qark dhe subvencionet e dhëna për fermerët, të cilat kanë ndikuar në një progres thelbësor në drejtim të shtimit të sipërfaqeve të prodhimit, në frutikulturë, në blegtori dhe në të gjitha drejtimet. “Unë ju garantoj se nga përparësitë më madhore është rruga e Arbrit. Ne kemi shpallur rrugët, infrastrukturën. Në Shqipëri janë ndërtuar jo 10 mijë kilometër, por absolutisht më tepër. Ajo që tregon opozita është mjerim. Një opozitë e cila nuk ka asgjë tjetër, nuk ka asnjë alternative përveç mohimit, trillimit, bllokimit”- tha kryeministri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›