E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e PD ka krijuar mundësi të shkëlqyera për ndjekjen e studimeve dhe punësimin e të rinjve

25-05-2013 / Gazeta 55

Kandidati i PD, Eduard Selami bashkëbisedon me të rinjtë e Përrenjasit dhe Librazhdit

Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Eduard Selami zhvilloi dje bashkëbisedime të veçanta me të rinjtë e Përrenjasit dhe Librazhdit. Takimet me të rinjtë u karakterizuan nga një frymë mirëkuptimi dhe atmosfere entuziaste. Të rinjtë shfaqën dëshirën e tyre për të bërë pyetje, gjë që u pranua nga Z. Selami dhe kështu pyetjet nga të rinjtë që ishin mjaft inteligjente dhe aktuale për periudhën që kalojmë, por dhe për të ardhmen e tyre. Z. Selami ju tha të rinjve se ata janë e ardhmja, se ata do kenë mundësi të studiojnë në universitetet vendase, si në ato shtetërore ashtu dhe në ato private, por z. Selami nuk përjashtoi mundësinë që të rinjtë e Përrenjasit e Librazhdit të studiojnë edhe në universitetet më të mira të botës. Z.Selami vuri në dukje mundësitë e mëdha që kanë të rinjtë sot, por për të shfrytëzuar çdo mundësi që është krijuar nga qeverisja e Partisë Demokratike dhe kryeministrit Sali Berisha, të rinjve ju duhet një punë e madhe me librat, ishte këshilla e tij.
   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›