PD do te riktheje per diskutim ligjin e lustracionit
22/09/2010Deputetet hartojne tjeter draft per pastertine e figures
Ligji i ri do tu permbahet kerkesave te Gjykates Kushtetuese
Partia Demokratike do te tentoje te riktheje dhe nje here per votim ligjin e lustracionit me ndryshimet perkatese te kerkuara nga Gjykata Kushtetuese. Gjithsesi per te shmangur ndonje debat te mundshem ligji mund te hidhet per diskutim me rregullimet e nevojshme ne fund te ketij viti pasi te jene permbyllur dhe nje sere prioritetesh ku me i rendesishmi mbetet ai i liberalizimit te vizave. Ne fakt drafti i cili nuk ka marre forme perfundimtare pritet te hartohet ne menyre te tille qe mos bjere ndesh me vendimin e Kushtetueses e cila ndalon heqjen nga detyra te gjyqtareve apo prokuroreve te cilet kane marre pjese ose jo ne gjyqet politike pergjate regjimit te kaluar.
Miratimi
Gjithsesi drafti ende nuk ka marre miratimin e lidershipit te PD-se por ideatoret jane te mendimit se ligji pa rene ndesh me ate cka kerkuar Kushtetuesja mund te aplikohet ne shume fusha te tjera. Sipas tyre ky ligj do te bente te mundur jo vetem perjashtimin e tyre nga jeta publike por edhe do pengonte rikthimin e tyre ne pushtet sic ndodhi pas marrjes se pushtetit nga PS-ja ne vitin 1997. Deputetet jane te mendimit se pavaresisht se qeverisja e PD-se eshte munduar ta minimizoje numrin e tyre ne administrate serish shume prej tyre vazhdojne te jene pjese e funksioneve publike dhe nuk perjashtohet mundesia qe numri i tyre te shtohet ne rast te ardhjes se PS-se ne pushtet ku shume prej tyre militojne ne kete force politike.
Ligji
Ligji vjen ne nje moment kur eshte miratuar dhe Instituti i Denimit te Krimeve te Komunizmit i cili ka per detyre jo vetem studimin e denimeve te asaj kohe por dhe publikimin e materialeve te shkruara dhe elektronike pra te te gjithe veprimtarise te drejtuesve te larte te asaj kohe se bashku me funksionin dhe demin qe i kane shkaktuar shoqerise. Por ne rast se instituti nuk ka kompetencen qe ti largoje nga funksionet administrative keta persona atehere duhet qe kjo te sanksionohet me ligj dhe ky eshte pikerisht ligji per pastertine e figures. Ideatoret jane te mendimit se me ligjin ne fjale nuk mund te veprohet si me ligjin paraardhes pasi jo vetem qe do i permbahet kerkesave te Gjykates Kushtetuese por edhe se ndryshimet ne kete gjykate kane qene thelbesore. Pra nuk ka me emra si per shembull Fehmi Abdiu apo Vladimir Kristo qe kishin konflikt interesi me te shkuaren e tyre. Gjithsesi drafti per te kaluar ne Kuvend duhet te marre dhe miratimin e liderit te PD-se i cili ne kete kohe ka angazhime te tjera dhe duket se nuk i intereson nje debat per kete ceshtje.
Deklarata e PD
Deputetja e PD-se Mesila Doda menjehere pas rrezimit te ligjit te lustracionit nuk perjashtoi hartimin e nje tjeter drafti per kete ceshtje nderkohe qe paralajmeroi se mund te organizohet dhe nje referendum per miratimin e ligjit qe rrezoi Kushtetuesja. Sipas saj Shqiperia duhet te ndahet nje here e mire nga e kaluara komuniste.
Vendimi
Ne vendimin e Kushtetueses argumentohet shfuqizimi i ligjit nr. 10034 date 22.12.2008 Per pastertine e figures se funksionareve te larte te administrates publike dhe te te zgjedhurve. Kushtetuesja ka arritur te gjeje rreth 114 argumente qe provojne sipas saj antikushtetueshmerine e ligjit i cili u hodh poshte me unanimitet votash.
Te perndjekurit
Ish-te perndjekurit shprehen te vendosur per te kerkuar deri ne fund zbatimin e ketij ligji qe sipas tyre e rendit Shqiperine nder te vetmit vende ish-komuniste ku ende nuk jane zbardhur krimet e bera gjate 50 viteve te diktatures. Sipas tyre ky ligj nuk synonte as te sheronte plaget e vjetra dhe aq me teper hakmarrjen ndaj funksionareve te larte.