E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha lobon per njohje te reja te pavaresise se Kosoves

22/09/2010Kryeministri takime ne Nju-Jork me krere te shteteve te ndryshme

Shefi i ekzekutivit takim te vecante edhe me Emirin e Katarit

Kryeministri Sali Berisha gjate takimeve qe ka pasur ne Nju-Jork me krere shtetesh dhe qeverish te vendeve te ndryshme ka kerkuar njohjen e pavaresise se Kosoves. Gjate punimeve te samitit Objektivat e sfidave te mijevjecarit shefi i ekzekutivit shqiptar eshte takuar me Presidentin e Taxhikistanit Emomali Rahmon me te cilin diskutoi per marredheniet midis dy vendeve. Kryeministri Berisha i kerkoi Presidentit Rahmon shqyrtimin e dosjes se Kosoves nga ana e vendit te tij si nje angazhim per te kontribuar ne paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kryeministri Berisha pati nje takim edhe me Presidentin e Turkemenistanit Gurbanguly Berdimuhamedou. Kreu i shtetit turk i beri te ditur shefit te ekzekutivit shqiptar gatishmerine per zhvillimin e marredhenieve dypaleshe si dhe e siguroi se vendi i tij do te shqyrtoje dosjen e Kosoves ne kohen e duhur. Zyra e shtypit prane Kryeministrise ben te ditur se Kryeministri shqiptar gjate zhvillimit te samitit Objektivat e sfidave te mijevjecarit pati nje takim te vecante edhe me Emirin e Katarit Sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani me te cilin diskutoi mbi viziten e ardhshme te Emirit Al-Thani ne Shqiperi dhe per bashkepunimin e dypalesh. Emiri Al-Thani e siguroi Kryeministrin Berisha se shume shpejt ai do te vizitoje Shqiperine. Kryeministri shqiptar dhe Emiri i Katarit nenvizuan angazhimin per forcimin dhe zgjerimin e bashkepunimit midis dy vendeve. Gjithashtu kreu i Qeverise pati nje takim te shkurter me Presidentin e Turqise Abdullah Gul. Berisha pergezoi kreun e shtetit turk per fitoren e referendumit duke e cilesuar ate si nje fitore te demokracise. Nga ana e tij Presidenti Gul vleresoi nivelin e shkelqyer te marredhenieve midis dy vendeve tona dhe siguroi Kryeministrin Berisha per interesin e konsolidimit te bashkepunimit.

Kryeministri

Shefi i ekzekutivit shqiptar do te mbaje nje fjalim ne seancen e dites se sotme te samitit Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit. Kryeministri Berisha pritet te perqendrohet ne perballimin e sfidave dhe ne perpjekjet dhe reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare per arritjen e objektivave te mijevjecarit te vendosura nga Kombet e Bashkuara.

Levizja e lire

Qytetaret shqiptare do te mund te udhetojne drejt Malit te Zi por vetem me karten biometrike te identitetit. Ky eshte propozimi qe ka gjetur mbeshtetje nga ministri i Jashtem i Shqiperise Edmond Haxhinasto dhe ai i Malit te Zi Milan Rocen. Shefat e diplomacive kane diskutuar edhe mbi thellimin e marredhenieve me interes reciprok.

Ministri i Jashtem

Ministri i Jashte Edmond Haxhinasto u takua dje me homologun e tij boshnjak Sven Alkalaj te cilit i shprehu gatishmerine per te asistuar Bosnje Hercegovinen ne integrimin e saj ne NATO dhe propozoi konkretizimin e duke punuar mbi protokollin perkates te asistences. Haxhonasto eshte takuar edhe me homologun gjeorgjian Grigol Vashadze.

Ilir Meta

LSI ska motiv sjelljen ne pushtet te individeve

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka deklaruar dje se forca politike qe drejton nuk ka per qellim katapultimin ne pushtet te individeve te caktuar por modernizimin e jetes politike shqiptare. LSI-ja nuk eshte krijuar dhe nuk ka si motiv te saj per te sjelle ne pushtet disa individe cilitdo qofshin ata por eshte nje force politike e cila ka ardhur per ta ndryshuar dhe modernizuar jeten politike ne Shqiperi per te sjelle standarde te reja ka theksuar kreu i Levizjes gjate nje aktiviteti te forumit rinor te LSI-se ne funksion te zgjedhjeve te brendshme te 26 shtatorit. Meta theksoi se pikerisht zgjedhjet per drejtuesit e rinj te deges se partise ne Tirane do te kryhen ne baze te transparences se plote. Edhe pse ai eshte perqendruar ne kete zhvillim te jetes se brendshme politike Meta nuk ka lene pa prekur edhe pse me nenkuptim konfliktin politik te dites mbi transparencen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit 2009. Jam i bindur se me 26 shtator pas hapjes dhe numerimit te fleteve te votimit fituese do te jete LSI-ja dhe mbi te gjitha Levizja Rinore per Integrim eshte shprehur ai. Ne opinionin e tij LSI-ja eshte nje force qe gjithmone ka kontribuar dhe vazhdon te kontribuoje per te shkurtuar rrugen e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Ne zgjedhjet e brendshme te LSI-se qe do te mbahen me qendra votimi ne te 11 njesite e Tiranes per postin e kryetarit garojne prof. Edmond Panariti dhe prof. Shezai Rrokaj. Nderkohe qe per 3 postet e nenkryetarit garojne Enver Roshi Viron Bezhani Sajimir Ivziku Dritan Ylli Nora Malaj Blerina Kazaferi Endrit Brahimllari dhe Malvina Palushi. Per sekretar te Pergjithshem garon Monika Kryemadhi dhe Besjan Pesha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›