PD dorëzon emrat për komisionet e posaçme të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend përbërjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit për Reformën Territoriale.
Komisioni i Reformës Zgjedhore do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.
Gjithashtu komisioni do të ketë edhe 6 anëtarë të tjerë nga grupi i PS-së: Arbjan Mazniku, Bledar Çuçi, Ulsi Manja, Olsi Komici, Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu.
Ndërsa nga PD do të jenë Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Gjin Gjoni.
Arian Ndoja, Klevis Balliu dhe Elda Hoti janë anëtarë zëvendësues.
Ndërsa Komisioni i Reformës Territoriale, si bashkëkryetar nga radhët e shumicës, do të ketë Arbjan Maznikun, ndërsa nga PD do të jetë bashkëkryetar Luçiano Boçi.
Nga PS 7 anëtarët e tjerë të propozuar janë: Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Romina Kuko, Ermal Pacaj, Marjana Koçeku, Ermal Elezi dhe Klevis Jahaj.
Ndërsa nga PD do të jenë Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Ramadan Likaj dhe Enno Bozdo.
Emrat e anëtarëve zëvendësues nga PD do të jenë Greta Bardeli, Bardh Spahia, Igli Cara dhe Ina Zhupa.
Strukturat e reja të Kuvendit u finalizuan më 24 shtator, me miratimin e listës së anëtarëve për komisionet e përhershme parlamentare, me 83 vota pro të Partisë Socialiste.
/gj.m/j.p/r.e/
