E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PD e Bashës kërkon regjistimin e ndryshimeve statutore në gjykatë: Rithemelimi s’ka autorizim të marrë pjesë në proces!

Gjykata Civile shqyrtoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin e  ndryshimeve statutore të Kuvendit të 2 shtatorit ku Lulzim Basha rimori drejtimin e kesaj force politike. Përfaqësues të PD-së zyrtare janë Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.

Palë në proces është pranuar edhe fraksioni i Gazment Bardhit që përfaqësohet nga Marash Logu e Redi Rama dhe Rithemelimi i Sali Berishës me mbrojtës Çlirim Gjatën dhe Franc Nurin.Dy grupimet tashme kundershtare te Bashes kërkojnë pezullimin e ceshtjes pas rekursit të bërë prej tyre në Gjykatën e Lartë per zhberjen e vendimit te apelit i cili e ktheu çështjen e vulës e të logos në shkallë të parë.

INDRIT SEFA


Është një procedurë rutinore për reigjstrimin e Partisë Demokratike të miratuar në Kuvendin Komëbëtar të 2- shtatorit. Ka një përpjekje për ta zvarritur nga aleanca e kullave për të zvarritur regjistrimin e statutit të Partisë Demokratike. Partia Demokratike gjithmonë ka triumfuar, do triumfojë edhe këtë radhë.

Pas seancës përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit, Çlirim Gjata tha se vendimet  e gjykatave janë të motivuar politikisht.

ÇLIRIM GJATA


Ajo që ne kërkuam në këtë proces është që këto ndryshime statutore që pretendohen se janë bërë dhe kërkohet të regjistrohen në regjistrin e partive politike, të pezullohet derisa të dalë vendimi i Gjykatës së Lartë. Problemi këtu është politik. Është politika e zotit Rama që po e detyron këtë lloj sjelljeje nëpër gjykata, sepse nuk vendosin gjykatat

Seanca e radhës per kerkesen e partise demokratike  do te mbahet në datën 27 tetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›