E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Video-“Mora fjalë”/ Deputetët e opozitës ngujohen në Kuvend dhe këndojnë këngën patriotike të Adem Jasharit

Mes errësirës, deputetët e opozitës vijojnë që të qëndrojnë të ‘ngujuar’ në sallën e Kuvendit, që prej orëve të para të mëngjesit.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Vizion Plus Olta Blaceri, disa prej deputetëve opozitare janë ulur përtokë, e disa nëpër karrige.

Deputetët kanë zgjedhur pikërisht këngën “Mora fjalën’, kushtuar legjendarit Adem Jashari.

Ata paralajmëruan se do të qëndrojnë në Kuvend, në shenjë kundërshtie për veprimet e fundit sipas tyre të jashtëligjshme ndaj opozitës.

Për veprimet e tyre, grupi parlamentar i PS përmes një kërkese zyrtare i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla përjashtimin e 26 deputetëve opozitarë, që janë grupimi i ish kryeministrit Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›