E Diel, 1 Nëntor 2026

PD e PS bashkohen për Kodin Penal, ndahen në INSTAT dhe prokurimet publike

Shpëton pakti i nëntorit mes mazhorancës dhe opozitës. Miratimi i kodit penal me 126 vota dhe asnjë kundër në Parlament si dhe konsesusi për shtyrjen e afatit të komisionit të reformës zgjedhore deri në fund të muajit prill bën që mes mazhorancës dhe opozitës të rikthehet bashkëpunimi.
Para votimit të kodit penal në Parlament kreu i grupit socialist Gramoz Ruci tha se mazhoranca nuk mund ta përmbushë alibinë e saj, duke i adresuar opozitës bllokimin.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit të demokratëve, Astrit Patozi, i cili tha se opozita në parlament i merr vendimet me telekomandë.
Ndërkaq Parlamenti miratoi me vetëm votat e mazhorancës kalimin në varësi të Kryeministrit për dy insititucione. Për INSTAT votuan 68 deputetët pro dhe 57 kundër, ndërsa për agjencinë e prokurimit publik 68 pro dhe 59 kundër. Po ashtu me shumicën e votave të deputetëve me 68 pro dhe 54 vota kundër, u miratua raporti për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga detyra e nënkryetarit të KLD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›