Tiranë, debate në mbledhjen e Këshilli Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Tiranës
TIRANE- Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës ka nisur me debate për çështje të ndryshme mes këshilltarëve të opozitës dhe kreut të bashkisë, Lulzim Basha. Aldrin Dalipi, ngriti përpara këshillit bashkiak problemein e fatura të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, ku qytetarët faturohen më shumë nga sa shpenzojnë. Kreu I bashkisë Lulzim Basha, duke iu referuar marrjes në pronësi nga Bashkia e Tiranës të aksioneve të saj të Ujësjellës – Kanalizimeve sh.a, Tiranë, tha sa proçesi ka qenë tërësisht transparent.
Në kuadër të marrjes së përgjegjësive, kreu I Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha I propozoi Këshillit Bashkiak të Tiranës marrjen në pronësi nga Bashkia të aksioneve të saj të Ujësjellës – Kanalizimeve sh.a, Tiranë.
Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet projekt-vendimin Për shpërndarjen në programe dhe zëra buxhetorë të fondit të papërdorur të vitit 2011, prej rreth 357 milionë lekësh, i cili në bazë të ligjit Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë, trashëgohet në vitin pasardhës. Fondi i trashëguar nga viti 2011, do të alokohet 56% për investime dhe 37% për shpenzime korente, në programet kryesore të zhvillimit të qytetit, ndërsa 7% e këtij fondi do të jetë transfertë për Njësitë Bashkiake.
Gjithahstu do të shqyrtohet propozimi i Kryetarit të Bashkisë për zmadhimin e kapitalit të Klubit të Futbollit Tirana sh.a. Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit, si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e Akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevoja të tjera të adresuara nga drejtuesit e Klubit të Futbollit të Tiranës.
Këshilli Bashkiak do të shqyrtojë në mbledhjen e nesërme edhe propozimin: Për krijimin e Qendrës Sociale Shtëpia e Përbashkët. Kjo Qendër ndodhet në territorin e Njësisë Bashkiake numër 11 në Laprakë. Në këtë Qendër do u ofrohen shërbime të ndryshme kategorive në nevojë, si informim, këshillim, asistencë ligjore, etj.
Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha do ti paraqesë Këshillit propozimin për vendosjen e pllakës përkujtimore, në banesën ku ka jetuar Artisti i Popullit (Nder i Kombit) Kadri Roshi, konsideruar si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar.