Matura, këshillat e fundit për të mos u përjashtuar nga provimi i letërsisë
31/05/2011 Nesër testimi, në orët e mbrëmjes nis ndarja e materialeve drejt ambienteve të provimit
Mbeten edhe pak orë nga çelja zyrtare e provimeve të maturës për vitin 2011, ku testimi i parë do të kryhet në lëndën e letërsisë dhe të gjuhës shqipe. Ndonëse përgatitjet tashmë kanë shkuar drejt fundit, maturantët duhet të jenë të kujdesshëm në përmbushjen e kritereve të përcaktuara, në mënyrë që të mos rrezikojnë hyrjen në provim, pasi në të kundërt rrezikojnë të drejtën e konkurrimit për pranimet në shkollat e larta publike gjatë këtij viti. Për t’u futur në ambientet ku do të zhvillohet provimi, maturantët duhet të kenë detyrimisht me vete dokumentin e identifikimit, në të kundërt nuk do të lejohen të marrin pjesë në të. Po ashtu në rregullore përcaktohet se ata duhet të tregojnë kujdes dhe të ulën në vendet që u janë caktuar, si dhe të shmangin çdo tentativë për të komunikuar apo kopjuar, sepse penalizohen me humbjen e një viti për garën e konkurrimeve në universitete. Në rregullore përcaktohet se rezultati i provimit nuk njihet kur maturanti gjatë plotësimit të testit do të përdorë laps. E njëjta masë do të merret edhe në rastet kur largohet nga mjedisi i provimit pa bërë sekretimin e testit, e dorëzon atë pa u vendosur firma përkatëse si dhe në rastet kur dëmtohet numri i identifikimit. Kjo masë do të merret edhe kur dëmton testin (e palos, e zhubros, e gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta) ose nuk e dorëzon atë tek administruesit përkatës. Aktualisht ka përfunduar hartimi i tezës finale për të shtatë profilet shkollore dhe në orët e vona të mbrëmjes do të nisë transportimi i këtyre materialeve drejt rretheve nën masa të rrepta sigurie. Ky testim sipas ekspertëve ka për qëllim vlerësimin e njohurive dhe aftësive të nxënësve që mbarojnë shkollën e mesme, formimin letrar e gjuhësor të tyre. Teza është përgatitur duke u mbështetur në linjat e përmbajtjes të përshkruara në programin orientues, që u është dhënë prej kohësh shkollave përkatëse. Pyetjet e provimit lidhen me fragmente veprash nga autorë të përcaktuar më parë. Ky test do të jetë i ndarë në dy pjesë, secila pjesë e testit përmban: fragmente veprash ose pjesë letrare të periudhave dhe gjinive të ndryshme letrare, ku përfshihen pyetje bazuar në pjesën e tekstit, pyetje që kërkojnë shpjegime, zëvendësime, komente, krahasime, analiza, interpretime, perifrazime, pyetje që kërkojnë nxitjen e imagjinatës dhe fantazisë së nxënësit, si dhe pyetje që kërkojnë përgjigje krijuese. Vështirësia e pyetjeve do të jetë e përshtatur për të tria nivelet. Testi i provimit përmban 25 kërkesa, nga këto 13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim. Njëra nga pyetjet me zhvillim është ese.
Ditën e provimit maturanti përjashtohet
dhe nuk i njihet rezultati kur thyen rregullat e provimit.
Nuk është i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk qëndron në vendin që i caktohet.
Përpiqet t’i japë provimin një maturanti /kandidati tjetër.
Merr ose jep informacion, kopje ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë.
Bën komente lidhur me përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit.
Merr me vete telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi.
Përdor laps në plotësimin e testit.
Heq, shkruan ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test.
Dëmton testin (e palos, e zhubros, e gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta) ose nuk e dorëzon atë.