E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Weekend”-i kap kokainën e klientelës VIP të lokaleve

31/05/2011  Dy në pranga tek rruga “Fortuz”, bllokohen 40 doza kokainë dhe 2 automatikë

TIRANË- Policia e Tiranës zbuloi dje një rrjet që shpërndante kokainë pranë lokaleve të natës, ku klientela ishte VIP, por pa dhënë detaje se cilët ishin blerësit. Gjatë aksionit u bllokuan edhe dy automatikë me silenciator. Kështu, nga burimet zyrtare të policisë mësohet se dje u zhvillua në Tiranë operacioni “Weekend”, ku janë sekuestruar 40 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Më konkretisht u mor masa e arrestit në flagrancë për shtetasit Hajredin Sula, 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë dhe Florian Ngjela, 33 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Nga hetimi disa mujor, në ngarkim të tyre, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, u arrit të përcaktohet vendndodhja e tyre, si dhe më pas arrestimi në flagrancë, arrestim i cili u realizua në afërsi të rrugës “Fortuzi” në Tiranë. Fillimisht u realizua kapja në flagrancë e shtetasit Florian Ngjela ku pas kontrollit ju gjetën 20 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjetën edhe 20 doza të tjera lëndë e dyshuar kokainë. Po ashtu, gjatë shtrirjes në kohë të këtij operacioni me posedimin edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit Sula ju gjetën në banesën e tij dhe dy armë automatik m 56, armë automatike e llojit Scorpion me silenciator, 94 copë fishekë, 248 fishekë model-54, 4 krehëra me fishekë model 56 etj. Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas u konkludua se lënda narkotike e llojit kokainë, shpërndahej në zona të ndryshme në kryesisht në lokalet dhe pubet e Tiranë, kryesisht kjo lëndë narkotike blihej nga klientë vip. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua droga, armët, dy cope telefona celularë, dy maska dhe dy palë doreza. Ndaj shtetasve të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›