E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD ende nuk dorëzon listat

Deputeti aktual i Partisë Socialiste, Arben Malaj, konfirmoi para pak çastesh, se emri i tij është hequr nga listat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

“Unë u njoftova se jam hequr nga lista e kandidimit në Vlorë. Unë mendoj se nuk duhet të tërhiqem nga detyrimi që kam për t’i shërbyer vendit tim, ndaj nuk përjashtoj mundësinë e kandidimit si i pavarur ose ndonjë mundësi tjetër”, - deklaroi z.Malaj në një dalje për mediat tek selia e PS nga ku më pas u largua ndërsa dallohej një zemërim dhe nota irritimi të z.Malaj ndaj Edi Ramës.

Në këtë mënyrë po instalohet neodiktatura komuniste, - vlerësoi z.Malaj duke thënë edhe se me këto veprime, z.Rama po ndal largimin e Berishës nga pushteti.

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zbardhur listën me emrat e kanditatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Lista e zbardhur sot do të jetë edhe përfundimtare. Kështu, në Qarkun e Tiranës , konfirmohet Ilir Meta, Klajda Gjosha, Ylli Manjani, Ardit Çela dhe Endrit Brahimllari. Monika Kryemadhi dhe Petrit Gjoni do të kandidojnë në Lezhë.

Në Qarkun e Shkodrës do të kandidojnë Nora Malaj dhe Agron Çela, ndërsa Edmon Haxhinasto do të jetë në Elbasan së bashku me Bujar Kollgjerin dhe Miranda Ritën.

Në Qarkun e Fierit do të kandidojnë Petrit Vasili, Robert Birtri dhe Ornela Zoja, ndërsa në Vlorë do të jetë i vetëm Shkëlqim Selmani.

Nasip Naço do të jetë në Qarkun e Beratit, ndërsa në Dibër do të kandidojnë Përparim Spahiu dhe Agim Hysa.

Lista u dorëzua në KQZ nga përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ylli Manjani rreth orës 20:30. Manjani theksoi se lista e LSI-së është një listë përfaqësuese, me personalitete të njohur dhe të rinj.

“Dorëzova listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit në emër të LSI. Është një listë prej 140 personash e konsultuar prej ditësh në forumet drejtuese të partisë.

Është një listë shumë përfaqësuese, shumë simpatike, me të cilën LSI futet në koalicionin e Aleancës për Shqipërinë Europiane me gjithë vullnetin për të ecur më shpejt drejt Europës.

Kemi ndërtuar një listë përfaqësuese, kemi shumë të rinj, kemi personalitete gra në listë, ashtu siç ka shumë personalitete të tjera në fusha të ndryshme që përfaqësojnë ekipin e LSI. Sot unë i dorëzova këto emra, mezi pres datën 24 që të vij të marrë emrat fitues”, theksoi Manjani.

Lista:

Berat

Nasip Naco, Gledion Rahovica

Fier

Petrit Vasili, Robert Bitri, Ornela Zonja

Tiranë

Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama, Ylli Manjani, Ardit Çela, Endrit Braimllari

Lezhë

Monika Kryemadhi

Elbasan

Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjeri, Miranda Rira,

Gjirokastër

Vangjel Tavo, Reshat Ziko

Durrës

Lefter Koka, Edmond Panariti

Shkodër

Agron Çela, Nora Malaj

Korçë

Mimoza Gusho

Dibër

Përparim Spahiu, Agim Hysa

Kukës

Apostol Goci, Qemal Elezi
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›